Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beethoven apo Mozart? Ja cili është më i miri…

March 29
09:15 2016

Në një sondazh të zhvilluar nga radio “Classic FM”, Beethoven zë plot 19 vende në tabelën me 300 punime të listuara, ndërkohë që Mozarti vetëm 16.

Por,ajo që i ka surprizuar drejtuesit e sondazhit dhe vetë ndjekësit është fakti se në këtë konkurs vjetor për në hollin e famës të klasikëve, Beethoveni e mund Mozarti për herë të parë. Për t’u përmendur është edhe fakti se tri nga pjesët e kompozuara nga Beethoven ndodhen edhe në 10-shen më të mirë të listës!

“Që nga momenti kur kemi lançuar këtë sondazh vjetor “Classic FM Hall of Fame” në vitin 1996 e deri sot, ka qenë Mozarti ai që ka kryesuar. Por mendoj se pozicioni i ri i Beethovenit në krye të klasifikimit lidhet drejtpërdrejt edhe me filmat, të cilët përdorin kompozime të kompozitorëve klasikë. Një rast i tillë është edhe fituesi i çmimit “Oscar”, “The King’s Speech”, në të cilin u përdor Simfonia e 7-ë! Kjo kurrsesi nuk e hedh poshtë madhështinë e Beethovenit, muzika e të cilit njihet e dëgjohet kudo”, – shprehet John Suchet, prezantues i Classic FM.

Beethoven

Beethoven
Picture 1 of 2

Komento
Etiketimet
Shperndaje