Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bangkok – Lagjet nuk kanë hapësira, ndërtohen fusha në formë L-je

Bangkok – Lagjet nuk kanë hapësira, ndërtohen fusha në formë L-je
September 30
15:41 2016

Hapësirat në lagjet e Bangkok-ut janë shumë të vogla, ndërkohë që njerëzit që i popullojnë janë të shumtë.

Fëmijët atje janë të apasionuar pas sporteve dhe për këtë përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për t’i ushtruar. Agjencia “AP Thai” ka bërë të mundur ndërtimin e fushave në formën e shkronjës L apo të U-së, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë njerëz.

Pavarësisht se portierët nuk e shohin dot njëri-tjetrin dhe kundërsulmi është pak i vështirë për t’u realizuar, dashuria për futbollin dhe për sportet e tjera kalon çdo pengesë. /Blitz.al/

bang2

Komento
Shperndaje