Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni me staf të përbërë vetëm nga femra ulet në vendin ku këto të fundit nuk lejohen as të ngasin makinën

Avioni me staf të përbërë vetëm nga femra ulet në vendin ku këto të fundit nuk lejohen as të ngasin makinën
March 16
12:44 2016

 

I pari personel avioni vetëm me pjesëtare femra ka hapur së fundmi një linjë fluturimesh, të quajtur Royal Brunei Airlines.

Është një moment historik për botën e aviacionit, jo vetëm sepse këto femra bënë uljen e tyre të parë në Arabinë Saudite,  një vend ku femrat nuk lejohen as të ngasin makinën (të paktën sipas kodit të moralit), por edhe sepse këto të fundit kanë thyer mitin se pilotojnë vetëm meshkujt.

Vitet e fundit është rritur aspirata e femrave për t’u bërë pilote dhe shumë linja fluturimi janë duke marrë në punë vajza të reja, të cilat kanë mbaruar shkëlqyeshëm shkollat e aviacionit. Aktualisht janë 4,000 pilote femra në botë, nga 130,000 gjithsej, pra rreth 3% e pilotëve që operojnë për momentin në linja fluturimi.

Drejtuesja e kësaj linje me personel femra është kapitenia Czarena, e cila në vitin 2012 ka bërë histori duke qenë femra e parë që ka ndërmarrë një fluturim për në Azinë Juglindore.

Linja e fluturimeve Royal Brunei inkurajon të gjitha femrat që duan të bëjnë karrierë si pilote avioni të mos e lënë ëndrrën e tyre, por të studiojnë shumë dhe një ditë të bëhen pjesë e personelit si vajzat e tjera.

“Ne duam t’i tregojmë botës se gjenerata e re do të ketë kushte, hapësira dhe mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt. Nëse një femër ëndërron të bëhet pilote, ajo mundet!” – ka deklaruar shumë krenare kapitenia.

Shperndaje