Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Australi, vajza “gjen” miliona euro në llogarinë bankare. Ja si i shpenzon…

Australi, vajza “gjen” miliona euro në llogarinë bankare. Ja si i shpenzon…
May 06
11:10 2016

Policia australiane ka paditur një 21-vjeçare për mashtrim, pasi ajo shpenzoi një shumë prej rreth 3 milionë eurosh, të cilat banka i kishte kaluar gabimisht në llogarinë e saj.

Është zbuluar se pjesa më e madhe e parave janë shpenzuar për të blerë çanta femrash.

Sipas mediave në Sidney, vajza e quajtur Christine Jiaxin Lee është një studente malajziane e inxhinierisë kimike. E lumturuar nga “surpriza” që kishte gjetur në llogarinë e saj bankare, vajza kishte filluar të merrte me qira apartamente luksi apo të blinte produkte të tjera të shtrenjta.

“Gjetëm shumë çanta”, – shprehet gjyqtarja Lisa Stapleton.

Policia ka arritur ta arrestojë vajzën teksa përpiqej të largohej në një fluturim drejt Malajzisë. Ajo u akuzua për përfitim jo të ndershëm të një shume parash e për investim të tyre në mënyrë të vetëdijshme.

Shperndaje