Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Astronomi – “Hubble” fotografon një “flluskë kozmike sapuni”

Astronomi – “Hubble” fotografon një “flluskë kozmike sapuni”
April 22
10:26 2016

Sonda hapësinore “Hubble” na habit të gjithëve me imazhet e kapura të një trupi qiellor që i ngjason një flluske gjigante sapuni.

Objekti i fotografuar nga teleskopi i NASA-s në prag të ditëlindjes së tij të 26-të, është një re e madhe gazi dhe pluhuri e ndriçuar nga një yll shumë i shndritshëm që ndodhet në brendësi të saj.

Kjo re është emëruar NGC 7635 dhe ndodhet rreth 8000 vite dritë larg Tokës.
Në fakt, ky zbulim është bërë nga William Herschel që në vitin 1787, ama deri sot kishim vetëm imazhe të paqarta apo të pjesëve të vogla të resë së gaztë, si pasojë e përmasave gjigante.

Imazhi i publikuar ditën e djeshme është një mozaik i 4 fotografive të marra nga Wide Field Camera 3 në bordin e “Hubble” dhe na lejon të shohim për herë të parë objektin të plotë.

“Flluska qiellore” vjen si rezultat i presionit që krijohet nga ylli qendror. Presioni i krijuar nga brenda e shtyn materialin përreth drejt pjesës së jashtme duke krijuar kështu formën e një flluske.

Komento
Etiketimet
Shperndaje