Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Astronauti kalon testin e gënjeshtrave: Ka parë UFO në udhëtimin në Hënë!

Astronauti kalon testin e gënjeshtrave: Ka parë UFO në udhëtimin në Hënë!
April 09
20:28 2018

Astronauti i njohur, Buzz Aldrin, i njohur edhe si njeriu i dytë që shkel në Hënë sapo ka kaluar testin e gënjeshtrave në NASA lidhur me deklaratat e tij për ekzistencën e UFO-ve.

Aldrin deklaroi më parë që gjatë udhëtimit në Hënë ka parë anije kozmike në formë L-je, e cila ishte në një distancë mjaftueshëm afër për t’u vëzhguar.

Sipas Institutit të BioAcoustic Biology, e cila ka kryer edhe testin mbi Aldrin shprehet se rezultatet e marra nga testimi kanë treguar se astronauti është, jo vetëm i bindur për fjalët e tij, por edhe i vërtetë.

Bazuar në frekuencat që janë marrë nga mendimet e Buzz ka rezultuar se ai po thotë të vërtetën.

Lunar Module pilot Edwin E. Aldrin Jr on board the Lunar Module during the Apollo 11 lunar landing mission, 20th July 1969. (Photo by Neil Armstrong/Space Frontiers/Getty Images)

Kjo shton akoma dhe më shumë dyshimet për jetë përtej Tokës, pas deklaratave të njeriut të gjashtë që shkel në Hënë, Edgar Mitchell, i cili ka rrëfyer se ka parë alienët në udhëtimin e tij në satelit. Mitchell iu nënshtrua testit dhe u arrit në të njejtin rezultat si me Aldrin.

Vallë të jemi në prag të zbulimit më të madh të njerëzimit? /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje