Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asnjë trajtim! Mënyra e jetesës, çelësi që mund të përgjysmojë numrin e të vdekurve nga kanceri

Asnjë trajtim! Mënyra e jetesës, çelësi që mund të përgjysmojë numrin e të vdekurve nga kanceri
May 23
13:20 2016

Një studim i ri sugjeron se mund të përgjysmohet numri i të vdekurve nga kanceri dhe të zvogëlohet norma e përhapjeve në 60 %, të gjitha këto pa ndonjë trajtim të ri.

Gjithçka që nevojitet, sipas shkencëtarëve, është që njerëzit t’u nënshtrohen rekomandimeve të mjekëve, që janë: mospirja e duhanit, reduktimi i  alkoolit, peshë e qëndrueshme dhe të ushtruarit rregullisht. Të paktën ky është një mesazh sipas studimeve të fundit nga rreth 100 mijë mjekë dhe infermierë në SHBA.

Për ta saktësuar, mënyra juaj e jetesës nuk do të ndalojë përgjithmonë sëmundjet e kancerit. Ndodh që kjo sëmundje të prekë krejt rastësisht edhe njerëzit më të shëndetshëm. Studimi sugjeron që të parandaloni duke përmirësuar mënyrën tuaj të jetesës, pasi ndërkohë që ju shpenzoni gjithë atë shumë parash në trajtime dhe kimioterapi, mund të bëni shumë më shumë më herët për të parandaluar gjithçka.“Disa nga përfundimet në të cilat kemi arritur janë për kancerin e mushkërive, i cili ka pësuar rënie vetëm nga përpjekjet e njerëzve për të ndaluar konsumin e cigares”,- janë shprehur shkencëtarët e shëndetit publik nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis.

Nuk mund t’ua vësh faj gjithnjë individëve në përgjithësi, pasi shpesh media e përcjell lajmin sikur çdo gjë përreth shkakton kancerin. Dy shkencëtarë bënë një ndarje të tillë si pasojë e rezultateve të nxjerra; grupi me rrezikshmëri të ulët, që nuk pi duhan, nuk konsumon alkool më shumë se një gotë në ditë për femrat dhe dy për meshkujt  dhe grupi i dytë që bën ushtrime fizike deri në 2.5 orë në javë.  Gati më shumë se 30 mijë njerëz futeshin në grupin me rrezikshmëri të ulët dhe 100 mijë në rrezikshmëri të lartë, që do të thotë se ndonjëherë edhe vetë uniformat e bardha nuk i ndjekin këshillat që japin.

Nuk duhet injoruar fuqia e terapisë dhe aplikimet e saj te njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje. Por duhet të kemi parasysh që mënyra e jetesës ka efekt të rëndësishëm në përhapjen, por edhe përmirësimin në situata të tilla.

 

 

Komento
Shperndaje