Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple në telashe, problemi i aplikacionit FaceTime është duke shkelur “të drejtat themelore njerëzore” të përdoruesëve

Apple në telashe, problemi i aplikacionit FaceTime është duke shkelur “të drejtat themelore njerëzore” të përdoruesëve
January 29
19:53 2019

Përdoruesit e iPhone janë paralajmëruar për një aktivitet jo normal që po ndodh me aplikacionin FaceTime. Siç mund ta dini, ky aplikacion përdoret për të komumikuar me një person tjetër, jo vetëm si në një telefonatë, pra me anë të zërit por dhe me video. Një problem në sistemin e iPhone ka bërë këto ditët e fundit që, nëse dikush është duke ju marrë në FaceTime, ndërkohë që bie zilja, ata mund t’ju dëgjojnë edhe nëse ju nuk i jeni përgjigjur thirrjes ose vendosi që ta refuzoni atë.

Ky problem ka prekur më shumë paisjet Apple që përdorin versionin e iOS 12.1 ose një update më të ri të tij. Për momentin është e vështirë që të bësh një telefonatë normale në Facetime, pa i dhënë mundësinë personit tjetër t’ju dëgjojë edhe nëse nuk i jeni përgjigjur. Disa ekspertë të teknologjisë, përfshirë këtu edhe bashkëthemeluesin e Twitter Jack Doresy, kanë postuar në mediat sociale paralajmërime dhe këshilla se si përdoruesit e iPhone mund ta zgjidhin këtë problem.


“Duhet ta çaktivizoni aplikacionin për disa kohë, derisa Apple të punojë për zgjidhje e kësaj gjëje”- shkruan Dorsey ndër të tjera. “Doni të dini për një “bug” vërtetë të keq? Mund ti bëni një thirje në FaceTime çdo përdoruesi të iOS 12.1 dhe mund të dëgjoni çfarë thotë përsoni tjetër, edhe nëse ai nuk i është përgjigjur telefonatës”- thotë Andy Baio

Nëse ende vazhdon, ky problem mund të kthehet në një çeshtje të turpshme për gjigandin e teknologjisë Apple, për shkak se preken të drejtat themelore njerëzore. Një zyrtar i Apple tha për BBC se kompania është në dijeni të problemit dhe do ti japë zgjidhje me anë të një update-i që do ti bëhet iPhone-it më vonë këtë javë. Deri atëherë mundohuni të tregoheni të kujdesshëm nëse do të përdorni FaceTime-n. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje