Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm! Mund të zhduket akulli në Arktik, si kurrë në këto 100.000 vitet e fundit

Alarm! Mund të zhduket akulli në Arktik, si kurrë në këto 100.000 vitet e fundit
June 05
19:11 2016

Të dhënat e përkohshme satelitore të nxjerra nga “National Snow & Ice Data Centre” në SHBA dëshmojnë se ka pasur pak më shumë se 11.1 milionë kilometër katrorë akull më 1 qershor të këtij viti, krahasuar me mesataren e 30 viteve të fundit: 12.7 milionë kilometra katrorë.

Kjo diferencë, pra rreth 1.5 milionë kilometër katrorë akull, është thuajse e barabartë me 6 herë madhësinë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Parashikimi im mbetet se akulli në Arktik mund të zhduket, duke qenë se në shtator të këtij viti mund të kemi një zonë me 1 milion kilometra katrorë akull më pak. Edhe sikur ky akull të mos zhduket i tëri, përsëri do të kemi një vit rekord”, – shprehet për “The Indipendent” profesor Peter Wadhams, kreu i “Polar Ocean Physics Group” në Universitetin e Cambridge.

Hera e fundit që Arktiku ishte një zonë pa akull besohet të ketë qenë rreth 100.000 deri 120.000 vjet më parë.

Ngrohja e shpejtë e rajonit lidhet me ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si ciklonet e përmbytjet në Mbretërinë e Bashkuar apo tornadot jashtë sezonit në Shtetet e Bashkuara.

Bazuar në një studim të publikuar në gazetën “Nature”, gazi metan dikur i ngrirë nën sipërfaqe i cili po fillon të dalë sipër mund të ndikojë në rritjen e temperaturës globale me 0.6 gradë Celsius në vetëm 5 vite.

“Ky do të ishte një problem shumë, shumë serioz lidhur me ngrohjen globale”, – shprehet prof. Wadhams, i cili shton se parashikimet janë të frikshme.

Më pak akull deti gjithashtu nënkupton një sipërfaqe të Tokës më të errët, gjë që çon në thithjen të më shumë energjie diellore.

Komento