Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acid në sy dhe në vesh. Ja si dënohen të burgosurit iranianë…

Acid në sy dhe në vesh. Ja si dënohen të burgosurit iranianë…
May 29
20:24 2016

Të paktën 5 janë të burgosurit e burgut “Gohardasht Prison” në Karaj të Iranit, të cilët po presin vendimin i cili do të vendosë nëse ata do të verbohen apo do të shurdhohen me acid, në bazë të ligjit iranian të ndëshkimit (qisas).

Sipas informacioneve që vijnë nga brenda burgut, – i ndodhur 40 kilometra larg kryeqytetit Teheran, – regjimi gjyqësor iranian po insiston që vendimi të merret sa më shpejt, edhe pse derimë tani, mjekët e burgut e refuzojnë një procedurë të tillë.

31-vjeçari Mojtaba Saheli, të cilit para pak kohësh i është verbuar syri i majtë prej regjimit, është informuar së fundmi nga zyrtarë të burgut se do t’i bëhet e njëjta gjë edhe në syrin e djathtë, me acid. Dënimi i tij konsiston edhe në 10 vite për t’u kaluar në burg. Ajo që në fakt po e shpëton Sahelin dhe të burgosurit e tjerë nga vendimi vazhdon të jetë refuzimi i mjekëve.

“Ligji jonjerëzor i ndëshkimit (qisas) është përdorur ndaj popullit iranian këto 37 vitet e fundit. Këto dënime duken se vijnë nga Mesjeta. Sigurisht që vendime të tilla përbëjnë shkelje të ligjeve normale, të të drejtave të njeriut dhe duhet të dënohen nga çdo person që mbron lirinë!” – shprehet Dr. Sanabargh Zahedi, kryetar i Komitetit Gjyqësor të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, në Iran (NCRI).

“Bazuar në logjikën e Kur’anit dhe të islamit demokratik modern, parimi i parë i cili i përshtatet kodit penal është dinamizmi. Kështu, dispozita penale islame duhet të interpretohet në kontekstin e kushteve sociale dhe ekonomike, si dhe në progresin shkencor. Regjimi klerik është me shekuj larg kësaj logjike, e duke qenë kështu është e qartë se nuk ka asnjë mundësi reformimi të vet regjimit!” – shton më tej ai.

Për dënime të tilla është shprehur edhe Raha Bahreini, studiues i “Amnesty International”:

“Të dënosh dikë duke e verbuar qëllimisht është një akt shokues dhe i tmerrshëm. Ky vendim tregon qartë sistemin brutal të drejtësisë iraniane i cili bie ndesh me të drejtat parësore të njeriut!”

Komento
Etiketimet
Shperndaje