Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ju tradhton partneri? Ky krevat “inteligjent” ju tregon gjithçka

A ju tradhton partneri? Ky krevat “inteligjent” ju tregon gjithçka
April 19
23:16 2016

Tashmë falë teknologjisë, edhe xhelozët më të mëdhenj mund të marrin përgjigje për pyetjet që u shkojnë në mendje, nëse partneri apo partnerja i ka tradhtuar!

Krevati “inteligjent”, i quajtur “Smarttress”, falë teknologjisë lëvizje-sensorë mund t’ju thotë nëse e keni partnerin besnik ose jo.

Ato që dëshmojnë “aftësitë” e këtij krevati janë disa sensorë vibrimi, të cilët transmetojnë informacion direkt në telefonin tuaj. Aplikacioni i regjistruar në celular do t’ju japë detaje të vazhdueshme për atë që po ndodh në shtrat, me grafikë të detajuar rreth shpejtësisë së dridhjeve apo presionit që ushtrohet.

Pavarësisht mundësive që kjo teknologji ofron, ajo ka mangësitë e saj: Mendoni se do të ishte kaq e pamundur të dallohej nga “tradhtarët” se ka diçka ndryshe në krevatin e tyre? E nëse një gjë e tillë merret vesh, është e thjeshtë të ndërrohet “vendtakimi”!

Gjithsesi, mos u stepni! Kush vuan vazhdimisht nga dyshimet e mëdha dhe kërkon ta qetësojë veten, mund ta provojë shtratin inteligjent… të paktën për të kuptuar se shtëpia nuk po përdoret si fole tradhtarësh.

Etiketimet
Shperndaje