Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 misteret që fshihen pas statujave më të famshme!

March 29
10:17 2016

1. Moisiu nga Michelangelo Buonarotti

1. Moisiu nga Michelangelo Buonarotti
Picture 1 of 9

Michelangelo bëri këtë skulpturë të Moisiut me një tipar shumë të veçantë: brirët. Historianë të artit kanë shpjeguar për vite me radhë një keqinterpretim të Biblës për sa i përket kësaj. Ata thonë se, sipas Biblës, ishte e vështirë për hebrenjtë të vërenin fytyrën e Moisiut kur ai zbriste nga mali Sinai. Por fjala që përdoret në gjuhën hebreje mund të përkthehet edhe si “dritë”, edhe si “brirë”, por nëse vërejmë kontekstin është e qartë se në skulpturën e Moisiut më tepër vihen re rrezet e dritës sesa brirët dhe ka qenë me siguri drita ajo që mezi i lejonte hebrenjtë të shihnin Moisiun dhe jo brirët.

Thuhet se kur e pyesnin skulptorin August Rodin për punën e tij, ai gjithmonë citonte Mikelanxhelon, i cili thoshte: “Skulptura është e lehtë, thjesht shkon deri te lëkura e personazhit dhe ndalon aty”. Kjo është arsyeja se pse çdo copëz skulpture duket aq hyjnore: ti e shikon dhe mendon se vetëm një gjeni mund të kthejë një copë guri në atë lloj bukurie. Por pavarësisht kësaj, çdo copë arti ka pas vetes një histori unike dhe një mister. Ja cilat janë ato…

Komento
Etiketimet
Shperndaje