Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 mënyra si të qëndroni zgjuar pas një nate pa gjumë

7 mënyra si të qëndroni zgjuar pas një nate pa gjumë
March 24
11:17 2016

Ndonjëherë dëshira për të bërë shumë gjëra dhe për të shijuar çdo moment na bën të shpërfillim prioritetet tona themelore shëndetësore. Më i rëndësishëm, sigurisht, është gjumi. Gjumi është aktiviteti që të gjithë e duam, por ndonjëherë na ndodh mos të kemi marrëdhënie të mira me të. Nëse keni dhembje koke ose stres të vazhdueshëm, psikiatrit ju këshillojnë çfarë të bëni pas një nate pa gjumë.

  1. Ora 7:00

Ky është momenti më i tmerrshëm i mëngjesit, kur sapo hapni sytë dhe e detyroni veten të zgjoheni pasi keni fjetur vetëm pak minuta më parë, për të mos përmendur faktin apo zilinë sesa rehat mund të kenë fjetur të tjerët. Gjithsesi, bie alarmi dhe zgjohesh, duke menduar se mund të shmangësh ndjesinë e të ndjerit përgjumësh gjatë gjithë ditës. Sipas një specialisti të gjumit, Michael Breus shpjegon se si kjo gjë ndikon në trupin tuaj.

2.Ora 7:30 – hani dhe pini shumë

Trupi juaj funksionon më mirë nëse është duke tretur diçka. Ushqimi gjithashtu mban nivelin e energjisë së trupit, ndaj këtu merr vlerë shprehja: “Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Mëngjesi përmirëson përqendrimin tuaj. Kur zgjohemi nivelet e hidratimit janë të ulëta, çka përkeqësojnë lodhjen, kështu që mos harroni të pini një gotë ujë në mëngjes.

3. 8:00 – bëhu aktiv dhe dil

Ushtrimet ose ecjet çlirojnë endorfinën, e cila ju bën të ndiheni më mirë dhe të jeni më vigjilent. Konsiderojeni faktin e të ecurit në këmbë deri në punë, por mos nxitoni, nuk duhet t’i humbni të gjitha energjitë. Mos harroni, vendosni syze dielli!

4. 8:30 – pini kafe

Kjo është pjesa më e këndshme sepse kafeja është fantastike. Efektet e kafeinës janë të menjëhershme në sistemin tuaj nervor dhe mund t’ju përmirësojnë menjëherë.

5. 9:00 – vërini vetes qëllim të lartë

Merrni në dorë punën më të vështirë të ditës. Mos u zvarrisni dhe mos iu shmangni përgjegjësive.

6. 9:30 – vazhdoni të lëvizni

Mos rrini gjatë gjithë kohës mbi tavolinën e punës. Ecni përreth dhe bisedoni me njerëz .

7.  10:00

Ndajeni punën në pjesë. Nëse vini re se po e ngadalësoni ritmin kaloni në diçka tjetër për disa minuta sepse kjo ndihmon efikasitetin tuaj. Pastaj, kthehu sërish mbi dosjet!

Kështu duhet të veproni në këto raste, por e rëndësishme mbetet të mbani veten në qejf pavarësisht gjithçkaje dhe të qëndroni në gatishmëri.

Komento
Etiketimet
Shperndaje