Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 mënyra natyrale për të eliminuar gërhitjen

April 02
16:19 2016

Gërhitja apo frymëmarrja e zhurmshme gjatë gjumit prek miliona njerëz. Nëse ju vetë nuk vuani nga gërhitja pa dyshim që njihni dikë që gërhet. Ajo mund të prekë të dyja gjinitë dhe shtohet  me kalimin e moshës dhe rritjen e peshës  e mund të çojë në shqetësime edhe për atë që e vuan, edhe për parterin e tij. Kjo mund të çojë në një cikël të dobët të gjumit dhe funksion pasiv gjatë ditës, çka mund t’i bëjë çiftet të flenë në dhoma të veçanta, madje edhe të përfundojnë në divorc. Çuditërisht, gjysma e njerëzve që vuajnë nga gërhitja kronike kanë një gjendje që quhet “sleep apnea”, që do të thotë ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit për periudha të shkurtra të kohës. Ndonjëherë zgjidhja për të fjetur mirë gjatë natës është një ndryshim i vogël në jetën tuaj. Ju paraqesim 7 mënyra që ndihmojnë për të reduktuar gërhitjen.

Etiketimet
Shperndaje