Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 këngët që ndryshuan botën

7 këngët që ndryshuan botën
April 27
10:00 2016

Dikur autori Chuck Klosterman ka thënë që muzika nuk ndryshon askënd, ajo thjesht “ulet” në duart tona, na drejton teksa ne ndryshojmë veten. Notat perfekte apo teksti perfekt për një çështje të caktuar në jetën tënde kanë fuqinë për të të ndryshuar sepse ato flasin për disa emocione të pashprehura të gjendura thellë te ty. Në këtë mënyrë, shumë artistë kanë mundur të ndryshojnë jetën e jo vetëm një personi, por mijëra e milionave të tjerë.

7. Angel – Sarah McLachlan

Ditët e sotme, teksti i ndjerë dhe vokali i Sarah McLachlan në këngën “Angel” përdoren nga Shoqëria për Mbrojtjen e Kafshëve për të të bërë të ndihesh keq për të gjitha herët që ke keqtrajtuar një kafshë të pastrehë. Po nëse kthehemi pas në vitin 1997, “Angel” arriti të shpëtojë pjesëtarin e Run-D.M.C, Darryl McDaniels, nga vetëvrasja. Në atë periudhë, McDaniels ishte i alkoolizuar dhe përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, prandaj ai humbi edhe aftësinë e tij krijuese deri sa arriti deri aty sa të “shkëputej” nga jeta që bënte. Kjo deri kur dëgjoi në radio këngën “Angel” dhe ndryshoi tërësisht: “Ajo këngë më shpëtoi jetën. Kur e dëgjova, “diçka” më tha: “Jeta është e bukur. Është mirë të ndihesh gjallë”.

6. Panama – Van Halen

Faktikisht, “Panama” nuk flet as për vendin, as për kanalin e as për kapelën. David Lee Roth ishte i zemëruar nga kritikët që e akuzonin se bënte këngë vetëm për seksin, festat apo makinat (edhe pse ai nuk kishte bërë kurrë një këngë për makinat), prandaj shkroi një këngë ndryshe nga ç’kishte shkruar më parë dhe ia dha Van Halen.

5 vite më pas, kjo këngë u bë arsyeja pse lideri i Panamasë u vetëdorëzua tek autoritetet. Ushtria amerikane hyri në territorin e Panamasë, por lideri Manuel Noriega u strehua në ambasadën e Selisë së Shenjtë duke refuzuar të dorëzohej tek amerikanët. Atëherë, këta të fundit vendosën bokse gjigantë përballë ambasadës duke luajtur këtë këngë për ditë me radhë, derisa detyruan përfaqësuesin e Papës t’i kërkonte Noriega-s të linte ndërtesën. Dhe Noriega e la ambasadën e Vatikanit.

5. Looking For Freedom – David Hasselhoff

David Hasselhoff është gjendur në vendin e duhur e në kohën e duhur (ose ndoshta zëri i tij). Kjo sepse teksa kënga e tij transmetohej në Gjermaninë Perëndimore të vitit 1979, jehona e zërit kaloi përtej murit famëkeq të Berlinit duke shkuar te banorët e Gjermanisë Lindore. Kontakti me këtë këngë, ku kryefjalë është liria, bëri që gjermano-lindorët të “zienin” nga mendimet e para për liri nga diktatura komuniste. Më pas, këta të fundit arritën të shembnin murin që ndante një komb dhe njëzëri të këndonin “Looking For Freedom”. Në festimet e Vitit të Ri 1980, Hasselhoff u ftua nga organizatorët për të kënduar “himnin” që u solli lirinë.

4. Fight The Power – Public Enemy

“Fight The Power” është një këngë e destinuar për të qenë një himn për afro-amerikanët, por habia e madhe është se rezultoi të ishte “Mesiah” e ish-jugosllavëve.

Në 1990-n, kur Jugosllavia ishte një katastrofë e vërtetë, pasi regjimi i Sllobodan Millosheviçit ishte kryekëput diktatorial dhe shtypës ndaj kombeve jo-serbe në republikën federale, protesta e 9 marsit 1991 ishte një nga “tërmetet” që tronditi regjimin e Millosheviçit. Një turmë  protestuesish prej 70.000-150.000 personash u dyndën në rrugët e Serbisë, por policia i shpërndau me dhunë. Për të parandaluar përhapjen e lajmit nga radioja më e madhe e vendit. B92, udhëheqësit urdhëruan transmetimin e këngëve dhe jo lajmeve. Dhe ç’këngë transmetuan? “Fight the Power”. Menjëherë pas transmetimit të këngës, rrugët u rimbushën me më shumë persona duke e bërë qeverinë e Millosheviçit të pendohej për urdhrin e dhënë.

3. Kolona zanore e Howdy Doody Show

Në kohën kur homoseksualiteti ishte ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shfaqje me kukulla që transmetohej në NBC në vitet 1947-1960 predikonte tolerancën dhe pranimin nga shoqëria të këtyre individëve. “Ne jemi vajzat e Stonewall”/ “Ne kemi kaçurrela”/ “Ne nuk veshim të brendshme”/ janë disa nga vargjet që e bënë shoqërinë amerikane të pozicionohej në krahë të homoseksualëve. Kujtojmë se në atë periudhë, policia ishte e gatshme të shkatërronte një lokal të tërë nëse aty ndodhej një homoseksual.

2. Runaway Train – Soul Asylum

Pavarësisht se kënga është gati “të të fusë në depresion” në çdo fjalë, videoklipi i saj solli shumë përfitime, mes të cilave gjetja e 26 fëmijëve. Videoja është xhiruar në më shumë se 10 vende dhe ka aq versione hyrjeje sa edhe numri i vendeve ku është xhiruar. Hyrja niste për shembull “Janë 100.000 të vegjël të humbur në Britaninë e Madhe” dhe kjo transmetohej vetëm në Britaninë e Madhe, kurse në vendet e tjera hyrja varej nga numri i fëmijëve të humbur në atë vend.

Në vitet që pasuan, plot 26 fëmijë të zhdukur u rikthyen në familjet e tyre. Sukses!

  1. Thunderstruck – AC/DC

Studiues nga Universiteti i Australisë Jugore kanë zbuluar se nëse do të afronin bokse të mëdhenj muzike teksa luhej muzikë rock and roll – veçanërisht “Thunderstruck” – pranë një ilaçit teksa ky i fundit përgatitej, thërrmijat e ilaçit do të lëviznin dhe do të fitonin aftësinë për të mbuluar më shumë qeliza kancerogjene. Sipas shkencëtarëve, defekti i ilaçeve kundër kancerit është paaftësia për të mbuluar një pjesë të madhe të qelizave kancerogjene dhe si rezultat ato dështojnë për t’i eliminuar tërësisht.

Epo, ja një këshillë që duhet vënë në përdorim…

 

Etiketimet
Shperndaje