Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 fakte që duhet t’i dini rreth ëndrrave

April 01
18:47 2016

Kursi i natës

Kursi i natës
Picture 1 of 7

Oraret e vona dhe grumbullimi i vazhdueshëm i informacionit nga interneti ndonjëherë na bëjnë të mendojmë se truri ynë nuk mund të thithë më shumë informacion. Studiuesit kanë mbledhur prova se ëndërrimi na ndihmon të absorbojmë gjithë informacionin e marrë gjatë ditës. Ata tregojnë se leximi para se të shtriheni për të fjetur rrit shanset se ju mund të ëndërroni atë çfarë keni lexuar më parë.

Ëndërrimi është një proces i domosdoshëm, që ju ndihmon në mbrojtjen ndaj problemeve psikologjike. Psikiatri i famshëm, Sigmund Freud, i ka quajtur ëndrrat si “rruga mbretërore drejt pavetëdijes”, por idetë e tij në lidhje me ëndrrat dhe lidhjen e tyre me mendjen e pandërgjegjshme janë të diskutueshme. Ai besonte se imazhet e çuditshme në ëndrra mund të shpjegohen si simbole që përfaqësojnë konflikte të veçanta në jetën tonë, shpesh të një natyre seksuale. Por ka një konsensus se njerëzit shpesh atë që  kanë ëndërruar natën e përjetojnë edhe gjatë ditës.  Ato janë të rëndësishme sepse ndihmojnë procesin e trurit dhe integrimin e grumbullit masiv të informacionit ndijor që thith çdo ditë.

Komento
Shperndaje