Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 fakte që duhet t’i dini gjatë lidhjes tuaj, përpara se të kaloni në martesë

7 fakte që duhet t’i dini gjatë lidhjes tuaj, përpara se të kaloni në martesë
July 15
16:38 2016

Përpara se të martoheni duhet të dini diçka më shumë për lidhjen tuaj. Duhet të siguroheni që lidhja përmbush çdo kriter dhe jeni të gatshëm të martoheni. Më poshtë do të gjeni disa fakte interesante të cilat duhet t’i dini përpara se të martoheni.

  1. Duhet të prisni deri në moshën 23-vjeçare për të bashkëjetuar, sepse sipas studimeve njerëzit në këtë moshë janë më të pjekur dhe kanë më pak shanse për divorc, në krahasim me ata që bashkëjetojnë që në moshën 18-vjeçarë.
  2. Dashuria zgjat vetëm një vit. Faza e muajit të mjaltit me nivel të lartë dashurie dhe pasioni, ndjenjat intensive të tërheqjes nuk do të zgjasin përgjithmonë dhe duhet të jeni të përgatitur për këtë.
  3. E kupton që nuk jeni një person i vetëm. Kur të jetoni bashkë do e kuptoni se keni prioritete të ndryshme.
  4. Në qoftë se gëzoheni së bashku për lajmet e mira do të keni një marrëdhënie të mirë. Studimet tregojnë se në qoftë se ju gëzoheni dhe festoni për lajmet e mira të partnerit tuaj do të keni një marrëdhënie të shëndetshme.
  5. Për të pasur një martesë të lumtur, duhet të jeni miq fillimisht dhe jo vetëm në raportin burrë-grua. Sipas një studimi, miqësia ju ndihmon të shpjegoni lidhjen shkakësore midis martesës dhe kënaqësisë së jetës.
  6. Sa më pak diferencë moshe të ketë mes çiftit, aq më pak gjasa ka për divorc.
  7. Çiftet që nuk ndajnë punët së bashku zihen më shumë për shkak të kohës që humbin duke bërë edhe punët e tjetrit.

 

Shperndaje