Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 ritet ku nuk do të donit të ishit pjesë!

6 ritet ku nuk do të donit të ishit pjesë!
March 19
21:17 2018

KRYQËZIMET REALE NË FILIPINE
Çdo të premte të mirë, grupe të mëdhenj njerëzish marrin pjesë në një ritual kryqëzimi, me qëllim që të përjetojnë ato që Krishti përjetoi dy mijë vite më parë. Por kjo është më shumë sesa thjesht një performancë. Pjesëmarrësit rrihen dhe u ngulen gozhda centimetrike në duar dhe këmbë. Sipas tyre, ky është treguesi i besimit të tyre absolut. Ajo që e bën këtë event akoma më çnjerëzor është familjarizimi me dhembjen, pasi në “festival” shiten ushqime dhe rroba.

 

HEDHJA E FËMIJËVE

Çdo vit, në qytetin indian, Karnataka, njerëzit marrin pjesë një ritual ku priftërinjtë shkundin dhe hedhin fëmijët e vegjël nga një lartësi prej 100 metrash. Rituali bëhet me qëllimin për t’i sjellë fëmijës shëndet, pasuri, dituri dhe edukim.
Fëmijët priten nga njerëzit poshtë me anë të batanijeve, duke u kaluar dorë më dorë, derisa të shkojnë në duart e nënave të tyre.
Grupet e të drejtave të fëmijëve i kanë kritikuar dhe kanë protestuar për këtë kult të  indianëve hindu edhe myslimanë, por rituali vazhdon edhe sot e kësaj dite.

 

EKSORCIZMI

Tema e eksorcizmit ka hapur debate për shekuj të tërë, duke arritur në rezultatin e pushtimit të trupit dhe mendjes nga djalli apo demonët.
Kisha të ndryshme katolike, ashtu sikurse edhe tempuj rivalë të kishave, besojnë se eksorcizmi largon demonët me anë të disa lutjeve të veçanta dhe veprimeve të caktuara.
Personi i pushtuar do të kalojë përmes disa ndryshimeve fizike dhe psikologjike gjatë procesit, i cili është i dhunshëm.
Por shpesh, sjellja e keqe identifikohet me pushtimin nga djalli, ç’ka bën që trajtimi nga eksorcistët të sjellin ndryshime të pakthyeshme.

 

FAMILJA MANSON

Charls Manson është bërë i pavdekshëm falë familjes së tij, e cila ka të zhvilluar një kult dhe një komunitet që i ndjek që në 1960-n.
Manson predikonte për një luftë racore të quajtur “Helter Skelter”, e cila do të sillte fundin e botës.
Me qëllimin për ta nisur këtë luftë, ai dhe ndjekësit e tij filluan të kryenin krime çnjerëzore, krime që do t’u ngarkoheshin njerëzve me ngjyrë. Një nga këto vrasje i mori jetën Sharon Tate dhe fëmijës që mbante në bark. Në atë kohë ajo ishte e martuar me regjisorin Roman Polanski.
Sot familja Manson e zhvillon aktivitetin e saj në fshehtësi, por akoma e cilësojnë Charls-in si Zot apo Mesia.

 

TEMPULLI I NJERËZVE

Në 1995-n, Jim Jones themeloi të ashtuquajturin “Tempulli i njerëzve”, që ishte një projekt agrikulturor që bazohej dhe predikonte mënyrën socialiste të të jetuarit. Numëroheshin rreth 20 grumbullime në 20 qytete, ndër to edhe Gyana, e quajtur më pas Jonestown. Një vendgrumbullim mbante 1000 persona.
Kongresmeni Leo Ryan shkoi te këto grumbullime për të hetuar mbi abuzimet e familjes së Jones, por teksa po qëndronte aty shumë pjesëtarë i kërkuan të largohej. Një ditë, kur kongresmeni dhe grupi i tij shoqërues po hipnin në aeroplan, ushtarët e tempullit hapën zjarr duke i vrarë të gjithë. Në 18 nëntor të atij viti, Jim Jones i udhëzoi ndjekësit e tij të pinin një përzierje që e kishte shpikur vetë. Rreth 918 persona vdiqën, ndër ta 289 fëmijë.

 

SATANIZMI I LAVEYAN

Sipas disa gojëdhënave, ekziston një kult satanizmi që nuk ka të bëjë me adhurimin e djallit.
Në 1966-n, Anton Lavey themeloi kishën e Satanit dhe shkroi biblën satanike. Ajo që fshihej pas këtij besimi ishte sistemi i krijuar nga Lavey për kuptimin e njeriut dhe filozofëve që mbronin individualizmin dhe materializmin.
Shkurt, ti nuk i falesh askujt tjetër veçse vetes duke u cilësuar si Zot, pra kundër çdo lloj ligji fetar.
Ka një ritual në këtë besim, që është me të vërtetë i tmerrshëm e që ka të bëjë me vrasjen e kundërshtarëve dhe përfshin ngulje të mjeteve të mprehta në një kukull, shkrimi i shkatërrimit të armikut dhe ngritja në piedestal e ndjenjave kundër tij apo saj.

/Blitz.al/

 

Shperndaje