Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 gjëra që ndodhin kur nuk pini ujë mjaftueshëm

6 gjëra që ndodhin kur nuk pini ujë mjaftueshëm
April 04
11:28 2016

Instituti i Mjekësisë u sugjeron grave të konsumojnë rreth nëntë gota ujë në ditë, edhe pse mund t’i detyrojë të shkojnë shpesh në tualet. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë:

  1. Keni më shumë gjasa të keni probleme shëndetësore. Konsumi i lartë i ujit ul shanset për gurë në veshka, kancer në zorrën e trashë dhe sulmet në zemër.
  2. Nëse s’ka ujë, s’ka energji. Në studimet e pavarura për librin e tij të vitit 2010, “Sekreti i ujit” (Wiley), mjeku Howard Murad ka gjetur se norma bazale metabolike e një personi (djegia e kalorive) shpejtohet nëse trupi hidratohet.
  3. Sipas zbulimeve, truri i të rinjve të dehidratuar ishte spostuar nga kafkat dhe kur atyre iu dha një problem për të zgjidhur në formën e një loje, ata reaguan njësoj si ata që konsumojnë ujin normalisht,por e angazhuan më shumë trurin në funksionim të zgjidhjes. (Uji i pijshëm rikthen trurin në madhësinë e tij normale.)
  4. Hani shumë. Një studim me 45 të rritur në 2010-n ka zbuluar se ata që pinë dy deri në tetë gota ujë para çdo vakti, konsumojnë 75-90 kalori më pak. Gjatë tre muajve të konsumit kanë humbur peshë më shumë sesa nga konsumi i një diete fikse.
  5. Dukeni më të rrudhur. Në librin e tij, Murad ka thënë se uji ndihmon lëkurën, mbush linjat dhe rrudhat dhe gjallëron fytyrat e mërzitura.
  6. Jeni në humor të keq. Në vitin 2009, studiuesit u kërkuan burrave anëtarë  dhe ekipeve  të ekuipazhit të grave për t’u përfshirë në 60 deri në 75 minuta ushtrime aerobike pa pirë ujë mjaftueshëm përpara. Ndërkohë një grup tjetër ishte hidratuar plotësisht. Grupi “i thatë” raportoi lodhje të dukshme, ishin të hutuar, të zemëruar, depresivë dhe të tensionuar.
Etiketimet
Shperndaje