58 shtete vazhdojnë të kenë dënimin me vdekje, mes tyre edhe një shtet europian

Fakte interesante janë bërë të ditura në botimin më të fundit për Bjellorusinë, që përkon me 25-vjetorin e pavarësisë, ndarjes së saj nga Bashkimi Sovjetik. Ndër to mund të përmendim që Bjellorusia ka tokë pjellore, është shteti i origjinës së “Viber”-it dhe vendi ku banojnë bizonët e fundit të kontinentit. Por veç këtyre fakteve interesante, Bjellorusia është shteti i vetëm në Europë që ka në fuqi dënimin me vdekje.
Shtetet e tjera e kanë hequr atë. Rusia e hoqi dënimin me vdekje, të paktën në praktikë dhe nuk ka ekzekutuar askënd që nga viti 1996. Ndërsa në Bjellorusi janë kryer 12 ekzekutime gjatë shtatë viteve të fundit dhe më shumë se 200 që nga viti 1990.
Ndër 58 vendet, përfshihen edhe katër vende të industrializuara që vijojnë ende të ekzekutojnë kriminelët: SHBA, Japonia, Singapori dhe Tajvani. Shtetet që e kanë hequr së fundmi dënimin me vdekje janë: Guinea (2016), Nauru (2016), Kongo (2015), Suriname (2015), Fiji (2015), Madagaskari (2012), Letonia (2012) dhe Gaboni (2010).
Sipas “Amnesty International”, 25 prej këtyre vendeve kanë kryer të paktën 1630 ekzekutime përgjatë vitit të kaluar. Ndër to, 19 vende aziatike, 5 afrikane dhe 1 shtet amerikan. Konkretisht:
Afganistani (1), Bangladeshi (4), Kina (numri i saktë i panjohur), India (1), Indonezia (14), Iran (977+), Iraku (26+), Japonia (3), Jordania (2), Malajzia (numri i saktë i panjohur), Korea e Veriut (numri i saktë i panjohur), Omani (2), Pakistani (326), Arabia Saudite (158+), Singapori (4), Tajvani (6), UAE (1), Vietnami (numri i saktë i panjohur) dhe Jemeni (8+).
Çadi (10), Egjipti (22 +), Somalia (25+), Sudani Jugor (5 +), Sudani (3).
Shtetet e Bashkuara (28)
Ju rendisim 58 vendet që e kanë ende në fuqi dënimin me vdekje:
- Botswana
- Chad
- Comoros
- Democratic Republic of the Congo
- Egypt
- Equatorial Guinea
- Ethiopia
- Gambia
- Lesotho
- Libya
- Nigeria
- Somalia
- Somaliland
- South Sudan
- Sudan
- Uganda
- Zimbabëe
- Antigua and Barbuda
- Bahamas
- Barbados
- Belize
- Cuba
- Dominica
- Guatemala
- Guyana
- Jamaica
- Saint Kitts and Nevis
- Saint Lucia
- Saint Vincent and the Grenadines
- Trinidad and Tobago
- United States
- Afghanistan
- Bahrain
- Bangladesh
- China
- India
- Indonesia
- Iran
- Iraq
- Japan
- Jordan
- North Korea
- Kuëait
- Lebanon
- Malaysia
- Oman
- Pakistan
- Palestinian Territories
- Qatar
- Saudi Arabia
- Singapore
- Syria
- Taiëan
- Thailand
- UAE
- Vietnam
- Yemen
- Belarus
/Blitz.al/