Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 të fshehtat e partneres tuaj

5 të fshehtat e partneres tuaj
March 18
10:19 2016

Është e vërtetë që në një marrëdhënie gjërat më të rëndësishme bëni mirë t’i tregoni, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Shumë femra ka disa gjëra që ua mbajnë të fshehta partnerëve të tyre. Mos t’ju shkojë mendja për keq menjëherë… e bëjnë edhe meshkujt këtë gjë.
Për këtë janë pyetur disa ekspertë, për të nxjerrë në pah 5 nga të fshehtat më të zakonshme të femrave, për të cilat nuk kanë dëshirë të komunikojnë me partnerët:

 

  • Shqetësimet shëndetësore

 Nëse një femër rastësisht ndjen dhembje, shqetësime të ndryshme apo simptoma “të reja” për të, shpesh mund të ndodhë që të rrijë urtë dhe të mos tregojë asgjë. Thuhet se e bëjnë një gjë të tillë për të mos krijuar shqetësime e për të mos merakosur partnerin. Por të mos shfaqësh shqetësim për probleme të tilla shëndetësore nuk është një gjë e mirë.
“Kështu i shmangeni ndihmës dhe nuk e lejoni partnerin t’ju mbështesë”, – shprehen ekspertët.

 

  • Probleme të marrëdhënies

Mendoni: Mosmarrëveshjet, e ardhmja e fëmijëve, debatet e forta etj., janë probleme të cilat duhen diskutuar me bashkëshortin. Vetëm kështu mund të shmanget rritja e stresit dhe mbyllja në vetvete. Një problem i tillë ka çuar shumë femra drejt terapisë, duke vënë në dyshim lidhjen e tyre me partnerin/ Kryerja e terapisë jep rezultatin e duhur atëherë kur ajo zhvillohet nga të dy partnerët njëkohësisht.

 

  • Preferencat seksuale

 Sipas ekspertëve, shumë femra shkojnë në zyrat e terapive për të shprehur se nuk janë të kënaqura seksualisht.
“Femrat nuk flasin shumë shpesh për preferencat apo problemet e tyre të seksit. Kjo i bën të bien pre e jetës së tyre seksuale”, – shprehet Kristen Carpenter, terapiste.
Kjo është një çështje shumë emocionale, gjë që i shtyn gratë të mos flasin me burrat. Jashtë dhomës së gjumit do ishte mirë që të flisni për çdo lloj gjëje me partnerin, pa u ndier aspak në siklet.

 

  • Suksesi profesional

 Besojeni ose jo, femrat janë më pak të prirura se meshkujt për të folur me zë të lartë rreth një suksesi në punë apo një ngritjeje në detyrë. Kjo sepse femrat nuk e shohin si një garë me bashkëshortin, gjë që bën që ato të mos shprehen mjaftueshëm.

Sipas asaj që thonë ekspertët, kjo nuk shihet gjithmonë si një gjë negative, pasi ka shumë meshkuj të cilët ndihen “të tradhtuar” nga një ngjarje e tillë. Shumë shprehen se do të dëshironin në krah një femër të bukur, të zonjën, të zgjuar… por jo më të mirë se vetja.

 

  • Llogaria bankare

Mund të ndodhë që femrat të zotërojnë llogari bankare të fshehta, që i dinë vetëm ato. Pse ndodh një gjë e tillë? Epo… jetës nuk i dihet; një prishje e mundshme e marrëdhënies me bashkëshortin do ta detyronte femrën të dilte “duarbosh”.

Gjithsesi, kjo mund të shndërrohet në një të fshehtë të rrezikshme, duke qenë se mund të shihet si veprim tradhtie nga bashkëshorti nëse arrin ta zbulojë! Si do të vepronit në këtë rast?

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje