Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 rregullat e takimeve në çift. Ja çfarë mendojnë vajzat në takim

5 rregullat e takimeve në çift. Ja çfarë mendojnë vajzat në takim
April 02
15:56 2016

Rregullat e takimeve në çift janë si rregullat e shahut. Zakonisht pritet që mashkulli – guri i bardhë – të bëjë lëvizjen e parë. Edhe pse në shumicën e rasteve mbani mend se nuk do të thotë që ka qenë ai që ka iniciuar gjithçka. Aspak, në fakt fuqia qëndron në sytë e dëshirës, domethënë të femrës. Nuk jemi duke thënë se meshkujt nuk dinë ta bëjnë këtë gjë, por thjesht meshkujt janë tepër krenarë për të bërë lëvizjen e parë. Mbani mend se ka disa gjëra që gratë i paramendojnë dhe i krahasojnë me aftësitë tuaja në shtrat, duke nisur që nga detajet më të vogla. Po ju tregojmë 5 gjëra që gratë gjykojnë që në takimin e parë:

  1. Aparenca

Nuk jemi duke folur për rroba të markës, por mënyrën që zgjidhni të paraqitni veten te të tjerët. A i rregulloni flokët? A e ndiqni modën? Të gjitha këto janë algoritme që çdo grua i qarkullon brenda vetes. Në fund të fundit, gratë duan një mashkull që edhe kur ecën në një dhomë të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e saj, ato duan që ta perceptojnë seksi dhe shumë burrëror. Nëse ju e keni parasysh këtë detaj, ato nuk do ta kenë të vështirë t’ju imagjinojnë si do silleni në shtrat.

2. Përqafimi

Një përqafim ose një dhënie duarsh është shumë domethënëse sipas perceptimit femëror e që i kthen “kthetrat” në  një gjest klasik për të zotëruar të gjitha situatat. Esenciale janë: mënyra se si shihni, mos humbni kontrollin, jini elegant, por jo i ashpër.

3. Shija në muzikë

Djema, edukojeni veten, jepini kulturë! Nuk është e domosdoshme të njihni çdo këngë hip-hop. Nëse i dini, mos i shfaqni pasi kjo nuk lë një përshtypje të mirë. Shumica e grave pëlqejnë meshkujt që kanë shijet e tyre individuale, të veçanta nga të shokëve të tij. Kjo tregon se pavarësisht me kë rri ti e njeh mirë veten.

4. Aftësi në vallëzim

Gjëja e vetme që gratë duan më shumë sesa të kërcejnë vetëm është të kërcejnë me një mashkull që e mban ritmin. Është turp që shumica e djemve nuk pëlqejnë të kërcejnë, por nëse ti nuk kërcen sepse nuk di… mos u ndje keq. Gjithsesi, nëse  di, vallëzo me femrën ashtu si ti di, pa e vrarë mendjen. Edhe nëse i hedh hapat ngadalë, të qëndrueshëm, një njeri i sigurt në vallëzim padyshim që i shton pikët në gjëra të tjera.

5. Komunikimi

Inteligjenca është shumë seksi. Kur jeni mjaftueshëm të pjekur aq sa të krijoni kimi dhe një bisedë të vërtetë me një femër, ato nuk do të dyshojnë për aftësitë në dhomën e gjumit. Një grua gjithmonë i mendon këto. Të dëgjosh dhe të përgjigjesh kërkon kontributin e duhur. Kjo është e gjitha që duhet për të mbajtur vëmendjen e një gruaje në bisedë. Mos e neglizho femrën, është dinake edhe në vogëlsira!