Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mësimet që mund të marrim nga femrat franceze

5 mësimet që mund të marrim nga femrat franceze
March 28
13:00 2016

Mistikja që i karakterizon femrat franceze është një temë e nxehtë që gjithnjë provokon opinionin publik. Debati nëse femrat franceze kanë diçka që i bën superiore e të admirueshme duket se do të mbetet përjetësisht i hapur.

Edhe pse duhet thënë se të qenit e vërtetë me veten dhe të tjerët është mishërimi i stilit te një femër, një ide që mund të adaptohet nga femrat franceze është sjellja direkte me flirtim. Duke i dhënë vetes lirshmëri, edhe pse duke i kontrolluar emocionet e ndërkohë duke e ditur mirë se çfarë të presin në këmbim, femrat franceze nuk bien asnjëherë në kurthin e mëdyshjes “është apo jo i interesuar për mua”. Ato e dinë mirë çfarë kanë në dorë.

  1. Ai nuk është shumë i interesuar për ty?

Sa për të filluar, fjala “flirtim” nuk ekziston vetëm në fjalorin francez. Ajo çka femrat franceze nuk pranojnë është ajo tejzgjatja e mendimit nëse ai është i interesuar apo jo. Kultura e të menduarit shumë gjatë për këto çështje, sipas femrave franceze, i bën vajzat të druhen nga një marrëdhënie e vërtetë, ato bëhen dyshuese dhe ndonjëherë histerike. Për to, pritja është gjithnjë humbje kohe. Herën e tretë që ju dilni me dikë duhet ta dini nëse do të mund të jeni çift apo jo. Nëse nuk e dini ende, largohuni.

2. Thashetheme gocash

Këto nuk do t’i bënte kurrë një femër franceze. Ato nuk flasin asnjëherë me mikeshat e tyre për të përgojuar meshkujt me të cilët dalin. Sigurisht që edhe femrat franceze bëjnë diskutime vajzash me njëra-tjetrën, por nëse këto të fundit janë të palumtura nga marrëdhënia e tyre me partnerin, kurrë nuk do të marrin një këshillë nga mikeshat. Një femër franceze e di vetë se si vepron me mashkullin e saj.

3. Ligji: vetëm unë dhe ai

Edhe pse flirtimi ka marrë një përmasë tjetër në ditët e sotme, ku ekspozimi nëpër rrjete sociale dhe hapjet e ndryshme ndaj shoqërisë i kanë dhënë një tjetër kuptim flirtit, femrat franceze nuk do të flirtonin kurrë me dy meshkuj njëkohësisht. Ekziston një mit francez, sipas të cilit meshkujt francezë tradhtojnë ndërkohë që femrat e tyre u qëndrojnë besnike edhe pasi e marrin vesh. Të flirtosh me disa njëkohësisht për femrat franceze është të mos dish të jesh femër.

4. Ndarjet

Pas një ndarjeje, një femër franceze do të tregohej e vendosur, e fortë dhe në përpjekje për ta kaluar sa më shpejt këtë faqe të jetës së saj. Privatësia është një faktor drejtues në jetët e femrave franceze, ndaj pa shumë zhurmë ajo do të humbiste çdo kontakt me mashkullin nga i cili ndahet. Kur një marrëdhënie mbaron, ajo mbaron përgjithmonë për një femër franceze.

5. Fjala “të dua”

Femrat franceze nuk kanë frikë nga fjala “të dua”. Kur e ndiejnë ta thonë diçka të tillë, ato e thonë dhe nuk mendohen dy herë.

 

Në përgjithësi, marrëdhëniet kërkojnë angazhim. Nuk ka një kulturë të vetme që të japë një përgjigje definitive sesi të kesh një marrëdhënie të shkëlqyer, megjithatë metoda që femrat franceze kanë ndjekur prej vitesh, përpos mendimeve që ato janë të përkëdhelura dhe të sofistikuara, është se janë të vërteta dhe e duan dhe e respektojnë qenien femër, ndaj kanë sukses në flirtim dhe në çdo marrëdhënie që kërkon pasion.

Komento