Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4,000 paund për një mjekër si të David Beckham

4,000 paund për një mjekër si të David Beckham
November 29
15:51 2016

Kemi parë mjaft vajza që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për t’u dukur të bukura apo për t’u ngjarë personazheve të famshme. Së fundmi, janë meshkujt ata që po bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u ngjarë VIP-ave dhe nuk po fryjnë asgjë, thjesht po bëjnë transplant mjekre.

Michael Dolan, 23 vjeç, është një nga meshkujt që i është nënshtruar transplantit të mjekrës për t’i ngjarë idhullit të tij David Beckham dhe për këtë ka paguar plot 4,000 paund.

“Gjithmonë kam dashur të kem një mjekër si të tij [Beckam-it]”, – është shprehur 23-vjeçari. “Kështu që shkova në spital dhe u tregova foton e Beckam dhe ata më bënë anestezinë. Infermieret mbollën plot 500 rrënjë qimesh në zonat e mollëzave. E prita në kolltuk plot 2 orë derisa erdha në vete. Më pas, me kalimin e ditëve, filluan të më dilnin qimet”. /Blitz.al/

nintchdbpict000282923708 nintchdbpict000284777048

Komento
Shperndaje