Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

40 vite në verbëri, syri bionik i rikthen shikimin

40 vite në verbëri, syri bionik i rikthen shikimin
May 20
17:47 2016

Pas 40 vitesh verbëri, syri bionik i ka kthyer shikimin një burri.

Mjekët i kanë rikthyer shikimin John Jameson, duke i implementuar një sy bionik për t’i rikthyer pjesërisht shikimin pas 40 viteve në verbëri. Katër dekada më parë një infeksion i mori shikimin Jameson dhe ishte bashkëshortja e tij ajo që zbuloi mundësinë e instalimit të një syri bionik – një lloj operacioni i miratuar kohët e fundit nga FDA në SHBA.

Jameson pranon se has në vështirësi ndonjëherë duke përjetuar  dyfishim të imazhit, që nga procedura e kryer muajin e kaluar, por shton se shikimi i tij është duke u përmirësuar ndërkohë që edhe truri ndihmon dhe përshtatet me retinën e implementuar. “Po përjetoj të njëjtat emocione si fëmijët kur zgjohen në mëngjesin e Krishtlindjes dhe vrapojnë të hapin dhuratat”,- është shprehur Jameson.

Këto lloje operacionesh janë relativisht të rralla. Procedura përdor një retinë artificiale Argus II, e cila lidhet me trurin; një fletë me elektroda fikse për syrin që punojnë me një palë syze të veçanta për të përkthyer pamjen e botës së jashtme që fikson retina. Argus II nuk ofron një shikim normal, por mostra të imazhit të përbëra nga rrezet e dritës. Argus është projektuar për të trajtuar pigmentozën e avancuar të retinës, një situatë  gjenetike e syrit, e cila dëmton qelizat e ndjeshme ndaj dritës të shkojnë drejt retinës.

Për t’iu nënshtruar procedurës pacienti duhet të jetë mbi moshën 25 vjeç dhe  ta ketë pasur funksional më parë shikimin. Kjo lloj teknologjie mund të përmirësojë jetën e shumë njerëzve duke u risjellë mundësinë për të qenë njëlloj si të tjerët.

 

Shperndaje