Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

300 orë punë për të realizuar fustanin e nusërisë që nuk do ta veshë askush

April 11
14:21 2016

1

1
Picture 1 of 4

Janë dashur plot 300 orë për ta bërë këtë fustan dhe askush nuk do mundet ta veshë. Por mos u ndjeni keq, të paktën do të mund ta shijojnë duke e ngrënë.

Po, e vërtetë, ky fustan i mrekullueshëm që po shihni është një tortë. Është hera e parë në botë që krijohet një tortë në përmasa reale të një fustani nusërie.

Kjo tortë-fustan është e gjatë 2 metra dhe peshon mbi 75 kilogram dhe u krijua nga fituesja e shumë çmimeve për pastiçeri, Sylvia Elba, 38 vjeç dhe Yvette Marner, krijuesja e pastiçerisë shumë të njohur “Fun N Funky Cakes” në bashkëpunim me artisten Ilinka Rnic.

Torta-fustan është krijuar me kujdes, sikurse të ishte i qëndisur, me dandellë dhe detaje të tjera artistike.

Mbase nuk do të mundeni ta vishni në fustan të tillë, por mund ta porosisni si tortë për dasmën tuaj. Vetem mos harroni: duhen 300 orë për ta realizuar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje