Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 cilësitë që i kanë vetëm njerëzit inteligjentë

3 cilësitë që i kanë vetëm njerëzit inteligjentë
October 26
18:08 2016

Të gjithë duam të dimë nëse jemi njerëz inteligjentë apo jo. Madje përpiqemi të krahasojmë veten me të tjerët që lidhemi nëpërmjet shkollës apo punës, se kush është më shumë apo më pak i zgjuar. Kjo sepse është gjithmonë interesante të dish nivelin tënd të inteligjencës, madje edhe atë të të tjerëve.

Dihet që inteligjenca nuk matet me fjalë e pa pasur një numër të madh informacionesh për “mendjen” që do të masësh, por ka disa çështje kyçe që dallojnë nëse ti je i zgjuar mjaftueshëm apo jo.

Pra, nëse doni të dini a jeni apo jo inteligjent, mund të lexoni çështjet e mëposhtme.

 

  1. Njerëzit inteligjentë janë zakonisht të rrëmujshëm

Nëse je inteligjent, atëherë me shumë mundësi je rrëmujë në gjërat personale. Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit inteligjëentë, ndryshe nga të tjerët, janë të çrregullt në shkoll, në punë, në shtëpi e në shoqëri. Kjo sepse janë persona krijues dhe gjërat e çrregullta rrisin krijueshmërinë.

 

  1. Inteligjentët flasin me veten

Nëse shihni dikë që flet me vete në rrugë apo kudo qoftë, mendimi i parë që kalon në mendje është: “Ai/ajo është i/e çmendur!”. Por jo! Është e kundërta: ata mund të jenë njerëzit më të zgjuar. Të folurit me veten nënkupton se ata po mbajnë idetë të freskëta edhe pse askush nuk është aty për t’i dëgjuar.

 

  1. Ata përdorin një fjalor të pistë

Të mallkosh apo shash nuk është ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve. Të jemi të sinqertë: mallkimet dhe sharjet janë atribute që u jepen ndjenjave negative që dikush ka apo ndjen.

Studimet kanë treguar se personat me nivel inteligjence të lartë, janë të prirur të përdorin një terminologji të tillë, ndryshe nga njerëzit normalë.

Pra, mos jeni dhe aq të turpëruar nga vetja nëse papritur nxorrët nga goja një fjalë të pistë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje