Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

27-vjeçarja amerikane, personi i parë që do të vizitojë 196 shtete në 1 vit

27-vjeçarja amerikane, personi i parë që do të vizitojë 196 shtete në 1 vit
January 23
16:28 2017

Nëse një person do të arrinte të vizitonte 50 shtete do të ishim çuditur e nëse ai do të vizitonte 100 shtete është diçka e jashtëzakonshme.

Por nëse dikush do të vizitonte çdo shtet në botë dhe do të bëhej femra e parë në botë, amerikania më e re dhe personi që udhëton në një periudhë rekord në 196 shtetet e botës, atëherë kjo mund të quhet e mahnitshme.

Kjo është ajo që po bën Cassandra De Pecol. Që prej qershorit,  27-vjeçarja nga Konektikati në SHBA ka arritur të vizitojë 181 shtete dhe me 40 ditë të mbetura, asaj i kanë mbetur vetëm 15 shtete për të vizituar çdo shtet në botë.

Nëse do t’ia dalë ajo do të bëhet personi më i ri që ka arritur të vizitojë 196 shtetet e botës, plus 11 të tjerë jo të njohur zyrtarisht, duke thyer edhe rekordin Guinness.

“Expedition 196” quhet udhëtimi i saj dhe Cassandra ka marrë përsipër të udhëtojë edhe si ambasadore paqeje.  /Blitz.al/

Shperndaje