Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10-vjeçari zbulon një problem të sigurisë në Instagram. Shpërblehet me 10.000 dollarë

10-vjeçari zbulon një problem të sigurisë në Instagram. Shpërblehet me 10.000 dollarë
May 11
12:23 2016

Shpesh shumë kompani teknologjike ofrojnë shpërblim për ata persona që zbulojnë defekte në sigurinë e rrjeteve të tyre.

Për këtë po ju përmendim emrin e një djali 10-vjeçar – Jani.
Ai ende nuk ka arritur moshën për të hapur një profil të tijin, ama ka mundur të zbulojë një problem të Instagram. Shpërblimi për këtë? Plot 10.000 dollarë.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram.

“Mund të eliminoja cilindo përdorues, edhe vetë Justin Bieber”, – u shpreh ai në një intervistë të dhënë për revistën finlandeze “Iltalehti”.

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un (që zotëron Instagram-in) nëpërmjet një email-i.

Madje djaloshi e ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli.
Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

Gjithsesi, shumat që ofrohen në raste të tilla nuk vlejnë asgjë po të krahasohen me ato që duhej të paguheshin në rast se dëmet e sigurisë do të merrnin përmasa të mëdha.

Komento