Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 këngë të famshme që nuk i dinit se ishin shkruar nga Sia

10 këngë të famshme që nuk i dinit se ishin shkruar nga Sia
April 01
18:03 2016

Këngët e Sia-s mund të identifikohen tepër lehtë, qoftë për shkak të tekstin, qoftë nga zëri i saj i pakrahasueshëm. “Chandelier”, “Elastic Heart”, “Big Girls Cry”, “Alive”, “Birds Set Free”, “Unstoppable” janë vetëm disa këngë nga repertori i këngëtares që përmbajnë mesazhe të forta sociale dhe motivuese.
Por Sia është edhe një nga tekstshkrueset më të mira në Hollivud dhe këtë e vërteton një numër i madh këngësh të shkruara nga Sia për këngëtarët ë tjerë, ndër ta edhe zëra të mirënjohur, si Beyonce, Britney Spears, Adele, Rihanna, Katy Perry.
Ndër 75 këngët më të mira të renditura nga revista “Time” të shkruara nga artistja australiane, Blitz.al ka arritur të listojë 10 këngët më të bukura të shkruara nga Sia.

10. We Are One (Ole Ola) – Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte
“We Are One” ishte himni zyrtar i kampionatit botëror të futbollit të organizuar në Brazil në 2014. Kënga u performua në ceremoninë e hapjes së kampionatit nga të tre këngëtarët.

 

 

9. “Radioactive” – Rita Ora
Radioactive supozohej të ishte kënga e parë e albumit të ri të Rita Orës para se ndarja e saj me Calvin Harris të sillte edhe mospublikimin e albumit. Gjithsesi, kënga u prit mjaft mirë nga publiku.

 

 

8. “Standing On The Sun” – Beyonce
Kënga është përdorur për fushatën e veshjeve verore të H&M me pjesëmarrjen e vetë artistes 34-vjeçare. “Standing On The Sun” është e pasur me ritme dhe motive, që e bëjnë perfekte për stinën e verës. Remiksi i saj u përfshi në “BEYONCE Paltinum Edition” në 2014-n.

 

 

7. “Flashlight” – Jessie J
Kolona zanore e “Pitch Perfect 2” mban vulën e Sia-s dhe vokalin magjik të artistes britanike Jessie J. Kënga u nominua për “Grammy”, “Oscar” dhe një sërë çmimesh të tjera prestigjioze.

 

 

6. “Diamonds” – Rihanna
E kishit menduar se kush mund t’i kishte shkruar vargjet e baladës hit të Rihanna-s? Epo, ja pra që është Sia ajo që i ka shkruar ato vargje. Ndoshta prandaj edhe kënga rezultoi një hit i vërtetë.

 

 

5. “Double Rainbow” – Katy Perry
Një “Firework Part II” është cilësuar nga kritika dhe fansat e Perry-t kënga “Double Rainbow”. Dihet që “Firework” hyn te lista e këngëve kryevepra, kështu që kaq mjafton të përshkruajmë këtë këngë.

 

 

4. “Loved Me Back To Life” – Celine Dion
Kjo ishte një nga këngët që riktheu Celine në muzikë në vitin 2013. Kënga është një baladë, që përveç shamive, të duhet edhe një jastëk për ta shijuar siç duhet.

 

 

3. “Perfume” – Britney Spears
Edhe pse videoja përmbante pamje mjaft provokuese, kënga ishte një perlë, sidomos për ata që po kalojnë një marrëdhënie të komplikuar. “Perfume” ishte pjesë e albumit që shënoi rikthimin e “Spears” në 2013-n.

 

 

2. “Invincible” – Kelly Clarkson
Një himn për të gjithë ata që ndihen të mposhtur nga problemet e jetës është cilësuar kënga e fitueses së “American Idol”. Kënga përmban mesazhin për të luftuar e për të qenë të pamposhtur, përveç kësaj kënga është përdorur në fushata të ndryshme sensibilizuese.

 

 

1.”Pretty Hurts” – Beyonce
“Pretty Hurts” është kënga që fitoi çmimin e videos më të mirë me një mesazh social në MTV VMA 2014 dhe u nominua për shumë çmime në American Music Awards, IHeart Radio Awards etj. Kundër operacioneve dhe bukurisë artificiale, kënga predikon natyralitetin dhe besimin në vete. Kënga është pjesë e albumit të fundit të Beyonce.

Komento
Etiketimet
Shperndaje