Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 ide të Konfucit që mund të shërbejnë si mësime jete

10 ide të Konfucit që mund të shërbejnë si mësime jete
June 07
18:05 2016

Konfuci është filozofi më i madh që Lindja ka njohur ndonjëherë.  Mendimet e tij theksonin moralin personal të individit dhe moralin e udhëheqësve. Ai u mësoi ndjekësve të tij disa rregulla për një marrëdhënie sociale të mirë, për drejtësi dhe për sinqeritet. Ishin këto rregulla që hodhën edhe themelet e një besimi të ri në Azi, konfucianizmit. Disa nga mendimet më frytdhënëse të Konfucit, të cilat mund të vlejnë si mësime, do t’jua tregojmë më poshtë:

  1. Nuk ka rëndësi sa ngadalë po ecën për aq kohë sa nuk ndalon.

 

  1. Mos formo kurrë një marrëdhënie me dikë që nuk është më i mirë se ti.

 

  1. Kur zemërimi rritet, mendo pasojat.

 

  1. Nëse është e dukshme që një qëllim nuk mund të arrihet, mos “rregullo” qëllimin, por hapat që po merr për ta arritur.

 

  1. Nëse urren dikë, atëherë ai të ka mposhtur.

 

  1. Atë që një “superior” kërkon te vetja, një njeri i vogël e kërkon te të tjerët.

 

 

  1. Kudo që do të shkosh, shko me zemrën me vete.

 

  1. Jepu udhëzime e këshilla vetëm atyre që kërkojnë dije pasi kanë njohur injorancën.

 

  1. Duke parë avantazhet e vogla, ndalojmë gjërat e mëdha të bëhen të vërteta.

 

  1. Nëse ata të godasin pas kurrizit, kjo do të thotë që ti je para tyre.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje