Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa të vërteta të çdo prindi me fëmijën e tij

Disa të vërteta të çdo prindi me fëmijën e tij
August 16
23:04 2016

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, nëse keni djalë apo vajzë, nëse është fëmija i parë apo i pestë… ka disa të vërteta universale që çdo prind i provon me fëmijën e tij. Ata janë një racë e rrallë aq sa dhe katastrofë. Ata na bëjnë të qeshim, aq sa dhe të çmendemi. Na sfidojnë dhe na mësojnë çdo ditë.

Në një video të hedhur në “Youtube”, të titulluar “7 Daddy and Toddler Lessons”, një baba përfshin shtatë gjëra që ai ka mësuar duke qenë prind i të bijës Amalah.

Fillimisht, ai thekson gjuhën unike që të vegjëlit përdorin për të komunikuar. Një gjuhë e vështirë ose e pamundur për tu kuptuar. Një “fjalë” e tyre mund të thotë çdo gjë.

Një e vërtetë shkatërruese është përsëritja e vazhdueshme e fjalëve apo veprimeve që të vegjëlit kërkojnë. “Foshnjat duan përsëritje, të vegjëlit duan përsëritje. Gjithçka që ti si prind bën, duhet ta përsërisësh e ripërsërisësh. Pra si çdo prind, ju do lexoni të njëjtin libër, do shikoni të njëjtat programe fëmijësh disa herë, do dëgjoni të njëjtat këngë përsëri e përsëri.”, shprehet Cross.

Më tej, ai rendit disa të vërteta të tjera lidhur me këmbënguljen e të vegjëlve, shkatërrimin e intimitetit në çift dhe lodhjen që të shkaktojnë, lodrat e përhapura kudo, të cilat gjatë natës mund të përbëjnë rrezik. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje