Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa fakte interesante rreth buzëve

Disa fakte interesante rreth buzëve
May 28
17:15 2016

Buzët janë pjesa më sensuale në fytyrën tonë. Ato flasin për seksualitetin tonë dhe nuk përdoren veç për të puthur. Janë një pjesë shumë e ndjeshme që duhen trajtuar me kujdes, pasi me kalimin e kohës edhe ato nisin “të plaken”, më saktë të hollohen.

Ja disa prej fakteve interesante për buzët:

  1. Kur ne qeshim, lëvizin më shumë se 15 muskuj të buzëve tona.
  2. Ndjeshmëria e buzëve është 100 herë më e madhe se sa ajo e majave të gishtave tanë.
  3. Një puthje prej rreth tre minutash na bën të harxhojmë rreth 20 kalori.
  4. Trashësia e lëkurës së buzëve është katër herë me e vogël se e pjesëve të tjera të trupit tonë.
  5. Buzët nuk përmbajnë gjëndra të djersës. Kjo do të thotë që buzët kanë tendencë për tu tharë më shpejtë se çdo pjesë e trupit.
  6. Kuajt dhe shimpanzetë duan gjithashtu të puthin njëri-tjetrin në buzë.
  7. Ne trashëgojmë buzë të holla nga baballarët tanë dhe buzë të trasha nga nënat.
  8. Me ndihmën e buzëve dhe puthjeve që shkëmbejmë, ndihemi të përfshirë në botë dhe mundemi të gjejmë partner.
Komento
Etiketimet
Shperndaje