Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vërtetë i besoni këto mite për Fitness-in? Ato janë të dëmshme për shëndetin tuaj…

Vërtetë i besoni këto mite për Fitness-in? Ato janë të dëmshme për shëndetin tuaj…
April 17
10:59 2018

Kur bëhet fjalë për stërvitjen apo ushtrimet ndonjëherë është e pamundur të kuptoni se cilat këshilla duhet të ndiqni dhe cilat jo. Shpesh disa këshilla nuk janë aspak të shëndetshme përkundrazi mund të shkaktojnë dëmë të mëdha në shëndetin tuaj.

Më poshtë do të shihni se cilat prej disa miteve ose ndryshe këshillave nuk duhet të ndiqni:

Koha më e mirë për tu stërvitur është mëngjesi. Kjo nuk është e vërtetë, koha më e mirë për stërvitje është pikërisht atëherë kur ju ndiheni mirë.

Aktivitetet më të mira për trajnimin e trurit janë formueset, fjalëkryqet, nuk është e vërtetë aktivitetet më të mira janë pikërisht ato fiziket.

Mund të kaloni disa javë pa u stërvitur dhe do të jeni në formë të mirë, nuk është e vërtetë sepse pasi ndërprisni stërvitjen ju humbni muskujt.

Duhet të vraponi në distancë të largët për të forcuar zemrën dhe sistemin e enëve të gjakut, nuk është e vërtetë pasi ju mund të zgjidhni një distancë të shkurtër dhe do të ketë të njëjtin funksion.

Pijet energjike janë mënyra më e mirë për të qenë të hidratuar, në fakt jo ekspertët rekomandojnë ujin.

Palestra është më e  mirë se stërvitja në ajër të pastër, sigurisht që nuk është e vërtetë.

Stërvitja ju bën të ndiheni të uritur, kjo do të thotë që diçka nuk ka shkuar mirë pasi supozohet që stërvitja duhet ta mposhtë urinë tuaj.

Proteinat janë zëvendësim i drithrave, ky është një mit.

Vetëm produktet e qumështit mbajnë kalçium, aspak e vërtetë pasi kalçiumin mund ta gjeni edhe në brokoli, fara susasmi dhe spinaq.

Yoga mund të kurojë dhimbjen e shpinës, në fakt varet nga problem që keni pasi yoga mund të shkaktojë edge dëme më të mëdha në shpinën tuaj.

Vrapi i shpejtë dëmton gjunjët dhe këmbët tuaja, në fakt jo ai vetëm i bën këmbët më të forta dhe më pak të ndjeshme ndaj lëndimeve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje