Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza, ne e kemi gjetur sekretin se si mund të humbisni peshë duke u argëtuar!

Vajza, ne e kemi gjetur sekretin se si mund të humbisni peshë duke u argëtuar!
April 23
09:22 2017

Ndonëse kilet e tepërta janë problem si për meshkujt ashtu edhe për femrat, zakonisht janë këto të fundit ato që ankohen më tepër dhe kërkojnë të gjejnë sekretin që do ju falte atyre rezultatet e preferuara.

Sigurisht që nuk do shumë të mendohet se e vetmja mënyrë për të pasur trup të shëndetshëm është të ushqyerit mirë si dhe aktiviteti fizik. Por le te ndalemi pak tek ky i fundit.

Studiuesit e universitetit të Kalifornisë kane zbuluar se vajzat të cilat bëjnë aktivitet fizik me vajza të tjetra (mikesha të tyre) kanë rezultate më të shpejta e më të kënaqshme duke qenë se mes vajzave eksizton nevoja për konkurrencë dhe egoizëm që do të thotë se nëse nje mikesha juaj vrapon shumë e nuk lodhet, ju do të motivoheni nga një ‘inat i brendshëm’ për tja kaluar asaj.

Kështuqë vajza, telefononi mikeshën tuaj dhe dilni për vrap sot, do të na besoni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje