Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtrimet që duhet të bëni për të pasur një trup perfekt

August 08
18:22 2016

Çdo vajzë dëshiron që të ketë linjat perfekte, por për t’i arritur ato duhet shumë punë. Stërvitjes tuaj të përditshme duhet t’i shtoni disa ushtrime, të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një trup perfekt dhe për të arritur format e dëshiruara. Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre ushtrimeve./Blitz.al/

    • Ushtrime për krahët dhe shpatullat. Këto ushtrime ju ndihmojnë për të krijuar bicepsin dhe për të rifituar muskujt. Në qoftë se nuk keni shtanga të vogla për ushtrimet mund të përdorni shishe uji të vogla.


  • Ushtrime për abdominalet. Në qoftë se ndiheni të pasigurt për të bërë muskuj barku, duhet të bëni këto ushtrime. Pas këtyre ushtrimeve do të shikoni që do të keni një ndryshim të madh të muskujve të barkut.


    • Ushtrime për fundshpinën. Këto ushtrime parandalojnë problemet me shpinën dhe do t’ju ndihmojnë për të pasur një fundshpinë perfekte.


    • Ushtrime për këmbët dhe vithet. Për femrat, humbja e peshës në këmbë dhe vithe është një problem i madh. Ju duhet të bëni ushtrime të ndryshme që të merrni trajnimin e duhur për këmbët dhe vithet.


  • Bëni ushtrime për të gjithë trupin. Mos u fokusoni të bëni ushtrime vetëm në një pjesë të caktuar të trupit, për të pasur trupin që dëshironi duhet të bëni ushtrime të ndryshme dhe nëpërmjet tyre do të arrini rezultatin e duhur.

 

Shperndaje