Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtrimet e duhura për të pasur një bust të bukur

Ushtrimet e duhura për të pasur një bust të bukur
June 07
18:48 2017

Për ta bërë bustin tuaj të bukur dhe të ngritur nuk keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por mjafton të bëni disa ushtrime. Ushtrimet e mëposhtme duhet t’i bëni rregullisht dhe është e sigurt se forma e gjinjve tuaj do të përmirësohet.

Shtrëngoni dorën grusht dhe shtypni mjekrën për 5 sekonda, më pas relaksohuni për 5 sekonda të tjera dhe përsëriteni këtë ushtrim 2-3 herë.

Bashkoni duart para gjoksit dhe shtyjini në anën e gjoksit që të tendosni muskujt e kraharorit.

Pompat të gjithë i njohin. Bëni pompa, por këmbët duhet t’i mbani kryq nga pas. Bëni 3 sete nga 15 copë.

Qëndroni me stomak dhe ngrini pjesën  e gjoksit e këmbët nga pas duke i mbajtur me duar. Qëndroni 20 sekonda në këtë pozicion, bëni 10 sekonda pushim. Përsëriteni këtë 3 herë.

Bëni duart grusht dhe shtyni në drejtim të murit. Qëndroni 20 sekonda dhe bëni 10 sekonda pushim. Përsëriteni 3 herë.

Merrni një top dhe shtangat. Tendosni gjoksin dhe ngrini shtangat, ulini ato dhe më pas ngrijini sërish. Bëjeni këtë ushtrim 3 sete me nga 8 copë.

Përthyeni pak gjunjët dhe nxirrni vithet pas. Më pas ngrini shtangat dhe ulini ato sërish pranë vitheve. Bëni 2 sete me nga 12 copë./Blitz.al/

Shperndaje