Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushqimet që nuk na shkon mendja kurrë që mund të kenë sheqer, por në fakt kanë shumë!

Ushqimet që nuk na shkon mendja kurrë që mund të kenë sheqer, por në fakt kanë shumë!
March 13
11:54 2017

Kemi vënë re kohët e fundit që një nga dietat që ndiqet më së shumti nga personazhet e famshme, por edhe nga të gjithë ata që duan të ulin disa kile, është një dietë pa sheqer, pra me pak fjalë të mos konsumosh asgjë që ka sheqer. Mirëpo, është vënë re nga ekspertët e dietologjisë se njerëzit rëndom harrojnë disa produkte që në fakt kanë shumë sheqer, por e kanë të fshehur dhe vazhdojnë i konsumojnë dhe më pas mërziten kur nga dieta pa sheqer nuk kanë rezultatet e kërkuara.

Kafeja – nëse nuk është kafe e zezë atëherë ju me siguri po merrni një dozë shumë të madhe sheqeri që në mëngjes. Gjithashtu është sheqeri që i shtoni, madje edhe qumështi po ashtu ka shumë sheqer. Për të mos folur për format e tjera të kafesë që mund të jenë kapuçino apo late.

Lëngjet e frutave –kur bëni lëngje frutash me fruta të cilat kanë sheqer, duhet të keni kujdes! Zakonisht rekomandohen frutat e athëta kur jeni me dietë. Dhe mos konsumoni lëngjet e frutave në supermarket sepse ato kanë shumë sheqer.

Salcat – me siguri mendoni se duke i hedhur pak salcë domate, pastat tuaja nuk do të shtohen në kalori apo sheqer. Përveç atyre që ju i bëni vetë në shtëpi, salcat kanë shumë sheqer kur janë të blera sepse është sheqeri që u jep edhe shijen më të mirë në fakt.

Komento
Shperndaje