Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uji detoks shumë i rëndësishëm për dietën tuaj. Ja recetat që duhet të dini

Uji detoks shumë i rëndësishëm për dietën tuaj. Ja recetat që duhet të dini
October 25
16:49 2016

 

Detoksifikimi është shumë i rëndësishëm për shkak se pastron trupin nga toksinat. Gjithashtu ndihmon në funksionimin e mëlçisë e veshkave tuaja. Në dietën tuaj duhet të përfshini edhe ujin detoks.

Nuk duhet të përdorni pijet me sheqer dhe duhet të pini ujin detoks të bërë me fruta ose perime natyrale. Më poshtë do të gjeni 4 prej recetave të ujit detoks të cilat duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj./Blitz.al/

Ujë detoks me mango, limon dhe ananas

  • Kuba ananasi dhe mango
  • Disa feta limoni
  • Ujë

Përgatitja: Përziejini të gjitha së bashku

Ananasi ka enzima anti-inflamatore, mango ndihmon në përmirësimin e tretjes.

5-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-1951159-1477345574-640x0c

Ujë detoks me limon dhe kastravec

  • ½ kastravec
  • 1 limon
  • Disa gjethe nenexhiku
  • Ujë

Përgatitja: Lani fetat e kastravecit e limonit e gjethet e nenexhikut. Vendosni kastravecin, nenexhikun dhe limonin në një enë me ujë, përziejini dhe lëreni gjatë natës në frigorifer.

Limoni ju ndihmon për tretjen, për të hequr toksinat dhe për të pastruar lëkurën.

1951023-1477341328-640x0c

Ujë detoks me luleshtrydhe

  • 10 luleshtrydhe të freskëta
  • 2 feta limon
  • ½ gotë me lëng limoni
  • Borzilok të freskët

Përgatitja: Pasi t’i keni pastruar vendosini të gjithë përbërësit në një enë qelqi me ujë, përziejini me një lugë druri dhe më pas lërini në frigorifer për rreth 3-4 orë.

Luleshtrydhet kanë antioksidant, kalium, vitaminë C dhe shumë ushqyes të tjerë. Borziloku ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

1951035-1477342117-640x0c

 

Ujë detoks me xhenxhefil dhe mente

  • 1 kastravec në feta
  • 2 rrënjë xhenxhefili
  • 2 feta limon
  • 10-12 gjethe nenexhik
  • Pak kripë
  • Xhenxhefili
  • Mente

Përgatitja: Përziejini të gjitha së bashku në një enë me ujë.

Xhenxhefili mund të përdoret për disa sëmundje të ndryshme, si dhembje stomaku dhe fyti.

1951066-1477343620-640x0c

Komento
Shperndaje