Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Truket kryesore për të humbur lehtësisht peshë

Truket kryesore për të humbur lehtësisht peshë
February 27
15:30 2017

Të humbasësh peshë nuk është gjë e thjeshtë, por duhet vërtet shumë punë dhe përkushtim. Ju duhet të hiqni dorë nga dietat drastike dhe të ndiqni një regjim ushqimor e në të njëjtën kohë të keni parasysh disa truke të rëndësishme.

Më poshtë do të gjeni disa prej trukeve që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë e njëkohësisht të ndiheni mirë me veten tuaj.

  • Kur hani, zgjidhni një porcion të vogël, pra pjatën e madhe zëvendësojeni me një më të vogël të mbushur plot.
  • Bëhuni optimistë dhe pozitivë. Mos u demoralizoni nga kilet e tepërta.

  • Hani më mirë vetëm sesa me të tjerët, sepse duke ngrënë së bashku e  duke bërë muhabet nuk do ta kuptoni sasinë e ushqimit që jeni duke ngrënë.
  • Në qoftë se jeni të uritur, hani banane.

  • Bluja duhet të jetë ngjyra juaj e preferuar. Sipas ekspertëve ajo ul oreksin dhe quhet psikologjia e ngjyrave. Pra, vendosni në tryezë një mbulesë blu çdo herë që hani.
  • Hani para pasqyrës. Shkenca vërteton se do të hani më pak ushqim duke u parë në pasqyrë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje