Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Teknikisht nëse pini ujë të ftohtë mund të digjni kalori, por…

Teknikisht nëse pini ujë të ftohtë mund të digjni kalori, por…
September 05
09:55 2016

Të gjithë jemi në dijeni se konsumimi i ujit është vërtet i mirë për organizmin tonë, sidomos për ata të cilët duan të humbasin peshë. Mirëpo, që prej vitit 2003, ka qarkulluar mes dietologësh ideja se nëse konsumoni ujë të ftohtë rezultatet do të jenë më të shpejta. Këtë studim e kreu një grup shkencëtarësh gjermanë, të cilët dolën në rezultatin se për 2 litra ujë, nëse ky i fundit është i ftohtë, njerëzit djegin rreth 100 kalori. Kjo është e mrekullueshme apo jo, të djegësh 100 kalori pa bërë asgjë?

Por problemi qëndron se pas disa kohësh, studiues të tjerë e hodhën poshtë këtë teori sepse, sipas tyre, për 2 litra ujë të ftohtë është e pamundur të digjen 100 kalori. Është e vërtetë që digjen kalori sepse funksionon i njëjti parim si në fizikë. Kur vendosim një kub akulli në një gotë me ujë të ngrohtë, uji i ngrohtë duhet të çlirojë energji për të shkrirë akullin. Njësoj edhe stomaku bën një aktivitet më të rëndë për ta dërguar ujin në temperaturën e trupit.

Edhe pse nuk humbisni 100 kalori për 2 litra ujë, ju vazhdojeni ta konsumoni ujin e ftohtë pasi është më i këndshëm, i ngjan me tepër freskisë së limonadave me ngjyrë dhe ju ngop më tepër përpara një vakti dhe kështu ju nuk konsumoni shumë ushqim. /Blitz.al/

 

Shperndaje