Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të hani keq një herë në javë ju ndihmon të bini në peshë

Të hani keq një herë në javë ju ndihmon të bini në peshë
April 25
20:23 2016

Sipas shkencëtarëve, një ditë në javë duhet ta kënaqni veten duke ngrënë çokollata dhe ushqime të cilat i konsideroni si të dëmshme, kjo do t’ju ndihmojë të humbni peshë më lehtë.

Një ditë në javë ju ndihmon t’i rezistoni tundimit për pjesën tjetër të javës. Hulumtuesit holandezë dhe portugezë kanë thënë se dietat e rrepta mund të jenë të vështira për t’u ndjekur, për shkak të standardeve të larta. Njerëzit që mbajnë këto dieta kanë më shumë gjasa të ndihen të dështuar dhe të heqin dorë sesa të humbin peshë.

Në qoftë se tundoheni nga ushqimet me sheqer ose çokollatat, konsumoni një të tillë një herë në javë dhe kjo do t’ju ndihmojë të mbani një dietë strikte gjatë javës në vazhdim. Mos hiqni dorë nga çokollatat apo ushqimet tuaja të preferuara sepse edhe në qoftë se do të jeni në dietë do të tundoheni akoma më shumë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje