Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studiuesit tregojnë se llogaritja e kalorive nuk funksionon dhe ja arsyeja pse!

Studiuesit tregojnë se llogaritja e kalorive nuk funksionon dhe ja arsyeja pse!
September 14
13:10 2018

Llogaritja e kalorive është kthyer në një ndër mënyrat më të shpeshta që njerëzit përdorin për të mbajtur nën kontroll stërvitjen e tyre, por studiuesit thonë se kjo nuk është aspak mënyra e duhur.

Teoria shpjegon se duhet të bëhet zbritja e kalorive që shpenzohen nga ato që konsumohen. Diferenca është ajo që keni humbur realisht në peshë, por shkencërisht nuk funksionon kështu.

“Është thuajse e pamundur të bëhet llogaritja e saktë e kalorive pasi nuk merret parasysh as niveli i insulinës apo funksionimi i metabolizmit të çdo personi.”- shprehen studiuesit.

Shumica e kalorive që llogariten në pajisjet e fitnesit bazohen në peshën dhe gjatësinë mesatare dhe kjo nuk përcakton atë çka ndodh në trupin tuaj.

Në vend të kësaj mënyre, për të kontrolluar stërvitjet tuaja shihni se sa po e vini trupin në lëvizje. Kjo do të thotë që më mirë të numëroni hapat, setet apo çdo gjë tjetër të lidhur me stërvitjen, sesa të bazoheni tek kaloritë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje