Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stërvitja përpara punës, mënyrat se si të zgjoheni herët në mëngjes pa asnjë përtesë!

Stërvitja përpara punës, mënyrat se si të zgjoheni herët në mëngjes pa asnjë përtesë!
September 24
23:41 2018

Studimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë stërvitje në mëngjes herët janë më produktivë gjatë ditës. Kjo është një ndër arsyet pse duhet ta bëni pjesë të rutinës suaj. Por problemi qëndron nëse ju duhet të jeni në punë në orën 9 dhe duhet të çoheni herët, shumë herët… Prandaj bëni këto ndryshime dhe do zgjoheni pa asnjë përtesë edhe përpara lindjes së diellit.

  1. Gjeni një partner stërvitjeje

Bëni një pakt që do shkoni në stërvitje përpara pune dhe që do flisni me njëri-tjetrin në orën që keni vendosur të zgjoheni.

  1. Vendosni dy alarme

Të gjithë e dimë që s’është e thjeshtë të zgjoheni në orën 7 të mëngjesit. Prandaj vendosni dy alarme dhe lëreni telefonin larg  në mënyrë që t’ju duhet të çoheni nga krevati për ta fikur atë.

  1. Bëni gjërat gati natën më përpara

Rregulloni shtëpinë, lërini gjërat e mëngjesit gati dhe mbi të gjitha, çfarë do të vishni. Në këtë mënyrë do ju marri vetëm disa minuta përgatitja për të shkuar në palestër.

  1. Regjistrohuni në një palestër me pagesë të pakthyeshme

Edhe nëse ju anuloni rezervimin tuaj, palestra nuk ju kthen pas pagesën. Ky do të ishte një motivim më tepër për t’u zgjuar çdo mëngjes.

  1. Shpërbleni veten

Javët e para derisa të mësoheni, do të jetë tepër e vështirë. Në mënyrë që të mos ju duket si një “dënim”, shpërbleni veten me një dhuratë ose dhe me një vakt të shijshëm çdo fundjavë.

  1. Merrni një dritë zgjimi

Të gjithë e dimë se është thuajse e pamundur të zgjohemi kur është errët dhe asnjë fije drite nuk depërton. Për të evituar justifikimet e këtij lloji, merrni një dritë që imiton shkëlqimin natyral të diellit.

  1. Përtypni një mente sapo të zgjoheni

Është një mënyrë e mirë për të ndihmuar trupin dhe mendjen tuaj të zgjohet.

  1. Bëjeni të duket zbavitëse

Vishni rroba të këndshme, dhe bëni gati playlist-in tuaj me këngët më ritmike. Gjithashtu zgjidhni një stërvitje që ju pëlqen disi ta bëni.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje