Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stërvitja me stomak bosh është e dëmshme? E vërteta është kjo…

Stërvitja me stomak bosh është e dëmshme? E vërteta është kjo…
June 08
10:37 2016

Pyesni 20 njerëz të ndryshëm se çfarë ushqimesh konsumojnë përpara se të kryejnë aktivitet fizik dhe do të merrni 20 përgjigje të ndryshme. Kjo sepse nga një shumicë ekspertësh kjo i përket një zgjedhjeje shumë personale, ndaj edhe nëse ka këshilla specifike nga dietologë se çfarë duhet konsumuar përpara palestrës apo vrapit ato mbeten thjesht referuese sepse askush nuk i ndjek njësoj.

Një sportiste ka treguar se vrapon për rreth 3 km në mëngjes me stomak bosh, pa ngrënë asgjë, duke i dhënë kështu forcë vetes për të vrapuar e në fund ta shpërblejë këtë lodhje duke ngrënë një ëmbëlsirë. Por a ka vërtet ndonjë efekt pozitiv të ushtruarit pa konsumuar asnjë ushqim? Brad Schoendfeld, doktor dhe njëkohësisht autor i një libri të suksesshëm mbi trupin, është i mendimit se kjo është tërësisht e gabuar.

Disa sportistë e praktikojnë këtë rutinë të mëngjesit; dalin dhe vrapojnë pa konsumuar asnjë ushqim, të paktën 12 orë pas vaktit të fundit. Sipas tyre, edhe pse të pafurnizuar me karbohidrate nëse e bëjnë të mundur të vrapojnë pa pasur asnjë siklet nga ana shëndetësore, atëherë do të digjen kalori me patjetër sepse nuk mund të ndodhë ndryshe.

Për këtë, dr. Schoendfeld ka reaguar duke thënë se këta sportistë e shijojnë aktivitetin fizik pa konsumuar një vakt ushqimi paraprakisht, thjesht sepse shikojnë më shpejt rezultate te trupi i tyre. “Është e vërtetë që disa sportistë shkojnë më shpejt te parametrat e tyre të dëshiruara kur stërviten pa konsumuar një vakt paraprakisht, por në shumicën e rasteve ata harrojnë se gjatë këtij procesi më tepër humbin ujëra dhe toksina sesa dhjam dhe kalori të panevojshme në trup. Kur trupi nuk është “furnizuar” me ushqim, ai ka tendencën të njoftojë një gjendje paniku në trup, çka e bën këtë të fundit të depozitojë dhjam. Është po ashtu e vërtetë se disa sportistë apo njerëz që e pëlqejnë aktivitetin fizik në mëngjes nuk ushtrohen dot siç duhet duke pasur stomakun plot sepse u provokohen të vjella, por edhe kjo është psikologjike ose thjesht këta të fundit nuk dinë të konsumojnë vaktin e duhur përpara ushtrimeve…”, – ka thënë dr. Schoenfeld.

Ai gjithashtu ka lajmëruar se sidomos ata që vuajnë nga diabeti apo sëmundje që kanë lidhje me sheqerin duhet patjetër të mos neglizhojnë të ngrënit përpara një aktiviteti fizik, sepse kthehet në problem të madh shëndetësor. Ndërsa për sa u përket atyre që nuk konsumojnë një vakt përpara se të ushtrohen dhe ndihen mirë, mund të vazhdojnë ta bëjnë, por sigurisht pa sforcuar veten dhe pa luftuar me urinë.

 

Komento
Shperndaje