Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot festohet “Dita pa dietë”. Ja thëniet më gazmore mbi rënien në peshë

May 06
14:29 2016

6 maji është Festa Ndërkombëtare e “Ditës pa dietë” . Kohët e fundit, duke qenë se trupat që reklamohen nga media dhe Hollivud janë trupat tepër të dobët e që mbajnë dieta drastike, kushtohet një ditë për t’iu “kundërpërgjigjur” që e bukura lidhet gjithnjë me trupa që kanë përmasa edhe më të vogla sesa është e lejueshme nga normat shëndetësore.

Si ta festoni këtë festë? Dilni përpara pasqyrës dhe komplimentojeni trupin tuaj, mos mbani dieta drastike por thjesht krijoni një rutinë të balancuar, ku të dominojnë ushqimet e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Merrni miqtë tuaj në telefon dhe drekoni sot në ndonjë “fast food”. Nuk jeni të vetmit që i urreni dietat, ndiqni galerinë për të parë se si personazhet tuaja të preferuar bëjnë të njëjtën gjë!

 

Etiketimet
Shperndaje