Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të keni bark të sheshtë pa bërë dieta drastike dhe ushtrime

Si të keni bark të sheshtë pa bërë dieta drastike dhe ushtrime
July 11
15:55 2017

Shumë vajza dëshirojnë që të kenë një bark të sheshtë, por jo të gjitha arrijnë ta bëjnë atë. Disa prej tyre mbajnë dieta drastike e bëjnë ushtrime për ta arritur këtë gjë, por me disa truke të vogla ju mund të arrini përmasat që dëshironi.

Më poshtë do të shihni disa prej këtyre trukeve që do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë.

  • Qëndroni të hidratuar gjatë ditës, sepse në qoftë se ju pini lëngje pas dehidratimit atëherë do të keni probleme me fryrjen e stomakut.
  • Qëndroni drejt në mënyrë që të funksionojnë edhe muskujt e stomakut.
  • Hani më shumë ushqime që përmbajnë ujë, për shembull filloni me supë, sallatë dhe më pas kaloni tek ushqimi tjetër.
  • Konsumoni fruta të thata gjatë vakteve të vogla.
  • Përdorni kafe pa kafeinë.
  • Hani një mëngjes energjik të përmbushur me kalcium, potasium, minerale dhe magnezium.
  • Hani me vetëdije dhe matni masën e ushqimit, mos hani asnjëherë pa kriter./Blitz.al/
Shperndaje