Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të humbisni peshë pas lindjes së foshnjës?

Si të humbisni peshë pas lindjes së foshnjës?
December 09
16:31 2016

Të gjitha nënat marrin peshë gjatë shtatzënisë dhe është shumë e vështirë për t’i hequr ato pas lindjes. Disa nëna i humbasin menjëherë kilogramët e marra pas lindjes, por disa të tjera e vuajnë shumë faktin se trupi i tyre ka ndryshuar kaq shumë.

Gjithsesi, edhe për këtë ka një zgjidhje, nënat duhet të kenë parasysh të bëjnë stërvitje dhe të ushqehen shëndetshëm, në mënyrë që trupi i tyre të rikthehet në format e dikurshme.

Më poshtë do të gjeni disa prej udhëzimeve që do t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë.

  1. Përfshini fëmijët në stërvitjen tuaj.
  2. Mjafton të ushtrohen 10 minuta në ditë, duke bërë vrap apo biçikletë.
  3. Ndërkohë që nxirrni fëmijën tuaj shëtitje me karrocë, mund të bëni edhe disa ushtrime vetë.
  4. Gjeni pak kohë për ta shpenzuar për veten dhe nevojat tuaja.
  5. Bëni stërvitje kudo që të jeni, edhe në qoftë se qëndroni ulur në karrige mund të punoni me trupin tuaj.
  6. Hiqni dorë nga dietat dhe hani shëndetshëm.
  7. Qëndroni në formë gjatë kohës së shtatzënisë dhe rritni aktivitetin fizik.
  8. Mësoni se çfarë rutine duhet të ndiqni në palestër./Blitz.al/
Komento
Shperndaje