Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si mund të stërviteni gjatë sezonit veror?

Si mund të stërviteni gjatë sezonit veror?
July 04
11:56 2016

Dy instruktoret Karena Dawn dhe Katrina Scott ju ndihmojnë  për t’u stërvitur në plazh. Plazh nuk do të thotë vetëm alkool dhe ushqim, por mund të bëni edhe stërvitje për të mbajtur trupin në formë. Shfletoni galerinë për të mësuar disa nga rregullat që këto vajza ndjekin për të pasur trupin në formë.

  • Kujdesuni për veten. Ju keni nevojë për një shpërblim, pasi të keni bërë stërvitje kushtojini rëndësi vetes. Blini një veshje të re apo bëni atë që dëshironi.
  • Hani ushqime të gjelbra. Duhet të hani në mënyrë të shëndetshme për të pasur rezultat. Ju duhet të hani sa më shumë perime për të qëndruar në formë.
  • Furnizohuni me proteina. Duhet të merrni sa më shumë proteina ose bëni një smoothie me proteina për të mbajtur metabolizmin të fortë.
  • Stërvitje intensive. Ju duhet të punoni intensivisht. Bëni ushtrime për të gjithë trupin dhe për zemrën. Sigurohuni që ushtrimet të jenë efektive dhe të japin rezultat.  “Squats” janë ushtrimet që ju duhen.
  • Ushtrimet kardio janë çelësi. Karena dhe Katrina këmbëngulin se kardiot janë të lodhshme, por shumë efektive. Ju mund të bëni shëtitje me biçikletë ose shëtitje buzë detit.
  • Qëndroni të hidratuar. Ju duhet të pini sa më shumë ujë. Kur punoni apo stërviteni në natyrë duhet të pini më shumë ujë sesa pini zakonisht.
  • Stërvituni me miqtë tuaj. Mos takoni miqtë në “clube”, por shkoni bashkë në një klasë joga, bëni çiklizëm ose shëtisni. Aktivitetet me miqtë ju ndihmojnë për të mos vënë re lodhjen dhe kohën e shpenzuar.
  • Mund të konsumoni alkool. Për fat të mirë alkooli nuk është i ndaluar nga trajnerët. Sipas tyre, ka momente kur do të dëshironi të pini alkool, mund të pini një koktej ose dy, nuk ka asnjë problem.
  • Mos djersitni vetëm. Ju keni nevojë për motivim kështu që mos djersitni vetëm. Merrni miqtë tuaj dhe stërvituni së bashku.

 

 

Komento
Shperndaje