Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si mund të mos e prishni dietën edhe kur jeni në shtëpi?

Si mund të mos e prishni dietën edhe kur jeni në shtëpi?
April 11
15:32 2016

Ndodh shpesh që të keni nisur një dietë dhe të jeni duke e mbajtur atë mjaft mirë deri në momentin që shkoni në shtëpi. Duket se qëndrimi në shtëpi të bën ta prishësh planin e dietës sepse mendjen e ke te frigoriferi apo ushqime të tjera që gjenden në kuzhinë. Gjithashtu, sapo nis një film interesant është e pashmangshme marrja e kokoshkave, patatinave apo edhe ndonjë pice.

Por dietologia E. Jean e ka një përgjigje se si mund të zgjidhen këto raste dhe ju të mos e ndërprisni dietën tuaj.

“Konsumoni 4 vakte të shëndetshme në ditë dhe merrni diçka të shpejtë por të shëndetshme gjatë kohës që shkoni për në shtëpi. Gjithashtu mundohuni ta mbushni frigoriferin tuaj me ushqime të shëndetshme dhe e vetmja mënyrë për të mos konsumuar çokollata, patatina apo ushqime të ngjashme me to është të mos i blini fare këto. Gjithashtu mundohuni të mos e keni mendjen të shoqëroni veprimet që ju bëni në kohën e lirë (filmat, dëgjimi i muzikës, leximi…) me konsumim ushqimi. Jo domosdoshmërisht të shikosh një film do të thotë të konsumosh kokoshka apo patatina. Por edhe në rast se e keni të pamundur të bëni ndryshme, blini biskota apo kos frutash që janë me shumë pak kalori dhe dieta juaj nuk do të prishet”, – ka thënë dietologia.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje